Politike

Përloti Kuvendin! Ish-studentja e “La Sapienza” që u rikthye në Mirditë i futet POLITIKËS, kandidon në zgjedhjet e 25

1 Nëntor 2020, 13:51 Nga DOSJA
Përloti Kuvendin! Ish-studentja e “La Sapienza” që u

TIRANE– Rigerta Loku është gruaja nga Mirdita që do kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit si deputete. Me siguri emri i saj ju vjen i dëgjuar.

Vajza që përloti Kuvendin me historinë e saj vite më parë, Rigerta Loku ka njoftuar se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme mirëpo nuk e ka të qartë nëse do të përfshihet në ndonjë parti politike, apo do të kandidojë si e pavarur.

“Pas shumë ftesash e kërkesash të njerëzve të mirë, dua të ndaj me ju vendimin për tu angazhuar në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Është e vështirë, por ndjej përgjegjësinë për të qënë një zë i lirë. Mos harroni për asnjë moment se jeni JU motivi dhe forca ime! Me konsideratë, Gerta“, shkruan në rrjetet sociale Rigerta Loku.

Kush është Rigerta Loku?

35 vjeçarja foli në Kuvend në vitin 2017 me rastin e një aktiviteti për mbështetjen e bujqësisë dhe fshatit, ndërkohë kërkesat e saj për qeverinë ishin shumë të thjeshta: rrugë, ujë, shkolla. Rrëfimi i thjeshtë dhe plotë emocione i Rigertës për jetën e përditshme me plotë vështirësi në fshat përloti të pranishmit në sallë, shumë prej tyre zyrtarë të huaj. Rigerta Loku ka studiuar për shkenca politike në universitetin prestigjoz të “La Sapienza-s” në Romë dhe është specializuar për marrëdhënie ndërkombëtare. Ajo u rikthye vite më parë në Shqipëri, po pavarësisht shkollimit, bashkitë në Rubik dhe Rrëshen nuk ia pranuan ‘cv’-në, ndërkohë që i kërkuan të rreshtohej politikisht. Rigerta refuzoi të kapej nga politika, por së bashku me bashkëshortin e saj vendosën të hapin një fermë në fshatin Prosek, në Mirditë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rigerta loku rigerta loku

Sondazh

Poll

Politike 1 Nëntor 2020, 12:42

TIRANE– Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa ishte në një takim të FRESSH tha se Partia Socialiste nuk do jetë kurrë një parti që do i përdore njerëzi...

Politike 1 Nëntor 2020, 10:40

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook një video të shkëputur nga një konferencë për mediat të kryedemokratit Basha, i cili...

Politike 1 Nëntor 2020, 09:28

TIRANE– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nëpërmjet një mesazhi të postuar në ‘Facebook’ uron të gjithë studentët që ditën e nesërme do të nisin vitin e ri akadem...