Politike

Rudina Hajdari infektohet nga COVID, tregon gjendjen e saj: Merreni seriozisht sëmundjen!

1 Nëntor 2020, 13:21 Nga DOSJA
Rudina Hajdari infektohet nga COVID, tregon gjendjen e saj: Merreni seriozisht

TIRANE– Deputetja Rudina Hajdari është infektuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë politikania në një status në ‘Facebook’ ku shkruan se pas testimit ka rezultuar pozitive.

Hajdari bën me dije se deri në momentin kur rezultatet të dalin negative ajo do qëndrojë në shtëpi prej nga do punojë online. Deputetja i bën thirrje njerëzve që ta marrin më seriozisht virusin duke përdorur masat mbrojtëse për të ruajtur veten dhe familjen.

Mbas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar dhe kam rezultuar pozitive me Covid19. Fatmirësisht deri tani simptomat janë të lehta dhe të përballueshme, por do më duhet të izolohem për të ruajtur shëndetin e familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve. Nga sot e deri kur rezultatet të ridalin negative, do të punoj nga shtëpia dhe do të mund të takohemi vetëm online. Do mundohem të përdor sa më shumë teknologjinë për të kompesuar mungesën fizike dhe ta shfrytëzoj këtë kohë për të zhvilluar ide dhe projekte të reja. Ju lutem shumë merreni seriozisht këtë sëmundje dhe masat mbrojtëse ndaj saj. Ruajuni për veten dhe familjet tuaja. Ju uroj shëndet të gjithëve.’- shkruan Hajdari.

Deri më tani në vendin tonë, që prej rasteve të para në muajin mars e deri më tani janë shënuar 518 viktima nga pandemia, ndërsa të infektuar aktivë janë 9438 persona.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari me covid rudina hajdari me covid

Sondazh

Poll

Politike 1 Nëntor 2020, 12:42

TIRANE– Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa ishte në një takim të FRESSH tha se Partia Socialiste nuk do jetë kurrë një parti që do i përdore njerëzi...

Politike 1 Nëntor 2020, 10:40

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook një video të shkëputur nga një konferencë për mediat të kryedemokratit Basha, i cili...

Politike 1 Nëntor 2020, 09:28

TIRANE– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nëpërmjet një mesazhi të postuar në ‘Facebook’ uron të gjithë studentët që ditën e nesërme do të nisin vitin e ri akadem...