Politike

Sipërmarrësit shqiptarë marrin medalje nga Rama, kryeministri nga Vermoshi: I keni dhënë vendit një pamje tjetër, nuk ka

1 Nëntor 2020, 12:53 Nga DOSJA
Sipërmarrësit shqiptarë marrin medalje nga Rama, kryeministri nga

MALESI E MADHE- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vermosh aty ku i ka dhënë medalje 4 sipërmarrësve shqiptarë që kanë ndërtuar shtëpiza duke i dhënë vendit një pamje tjetër.

Rama i dha medaljet Nike Kulla, Pllumb Demaj, Dodë Lucaj e Niko Maraçaj, të cilët janë 4 sipërmarrësit që janë kthyer nga emigracioni dhe kanë vendosur të investojnë në Malësinë e Madhe.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se gjithçka është fantastike, duke thënë se nuk mungon asgjë nga modelet më të mira të Zvicrës apo të Austrisë.

“Gjithçka është bërë me shije të jashtëzakonshme. Çdo gjë është perfekte. Kjo është fantastike. Nuk ka asnjë ndryshim nga Zvicra e Austria. E kanë qarë. Jam i lumtur nga kënaqësia që më ka dhënë ky investim këtu. Zona turistike e Vermoshit nuk m’u duk si reale. Keni bërë një investim këtu privat, një shembull i jashtëzakonshëm i vizionit për të parë larg dhe shembull i respektit për traditën e kthyer në objekte bashkëkohore, por mëshirojnë elementët tradicionalë. Gjithë zona malore e Shqipërisë do zhvillohet gjithmonë e më shumë. Keni vendosur një gur themeli për vizion tjetër, nuk asgjë mangët nga shembujt më të famshëm të turizmit malor të vendeve në Europë. Dua t’ju jap medalje të veçantë. E meritoni plotësisht këtë medalje”, tha Rama.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 1 Nëntor 2020, 12:42

TIRANE– Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa ishte në një takim të FRESSH tha se Partia Socialiste nuk do jetë kurrë një parti që do i përdore njerëzi...

Politike 1 Nëntor 2020, 10:40

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook një video të shkëputur nga një konferencë për mediat të kryedemokratit Basha, i cili...

Politike 1 Nëntor 2020, 09:28

TIRANE– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nëpërmjet një mesazhi të postuar në ‘Facebook’ uron të gjithë studentët që ditën e nesërme do të nisin vitin e ri akadem...