Presidenti Meta vlerëson me titullin “Për Merita të Veçanta Civile” bashkëshorten e Ambasadorit të Shtetit të Kuvajti
1 Nëntor 2020, 11:39Nga DOSJA
TIRANE– Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar bashkëshorten e Ambasadorit të Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, zonjën Ebtisam Nasser Ibrahim Al-Houti, me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, me motivacionin: “Për kontributin e saj të vyer intelektual, njerëzor dhe artistik në promovimin e traditave, pasurisë etnokulturore dhe turizmit shqiptar, duke lartësuar bukurinë natyrore, aftësitë krijuese dhe mikpritjen shqiptare; Për rolin e çmuar, në promovimin e vlerave artistike, profesionale dhe kulturore, veçanërisht të zonjave dhe vajzave të dy vendeve tona”.
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve në ceremoninë solemne të dekorimit, ku morën pjesë Ambasadorët e Shtetit të Kuvajtit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Polonisë, Sllovenisë, Arabisë Saudite, Shtetit të Katarit, Egjiptit, Kosovës e shumë personalitete të artit e kulturës, Presidenti Meta u shpreh:
“Është në traditën tonë të respektojmë dhe të nderojmë miqtë, sidomos ata që e konsiderojnë me shumë dashuri Shqipërinë, si shtëpinë e tyre. Për kontributin e vyer intelektual, artistik dhe njerëzor në promovimin e vlerave dhe traditave më të mira shqiptare, pasurisë etnokulturore dhe turizmit, duke lartësuar bukurinë tona natyrore, aftësitë krijuese dhe sidomos mikpritjen shqiptare, pata kënaqësinë të vlerësoj me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile”, zonjën Ebtisam Nasser Ibrahim Al-Houti, bashkëshorten e Ambasadorit të Kuvajtit në Shqipëri. Mirënjohje përpjekjeve të saj për të forcuar ndjenjat vëllazërore mes dy popujve tanë.’
Ebtisam ka shoqëruar bashkëshortin e saj gjatë karrierës së tij diplomatike në disa vende, përmes të cilave ajo ka realizuar punë bamirësie të ndryshme ku dhe filloi karrierën e saj artistike. Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, ajo bashkëpunoi me bashkëshortin e saj në detyrë, Ambasador i Shtetit të Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë, ku ndërmori disa projekte humanitare si dhe organizoi dy ekspozita dhe botoi dy libra me fotografi artistike.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter i drejtohet Ramës duke i thënë se ne kemi testimet më të ulëta të Europës, ...
Politike 1 Nëntor 2020, 10:40
TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook një video të shkëputur nga një konferencë për mediat të kryedemokratit Basha, i cili...
TIRANE– Ish-deputetja e PD-së, Oriola Pampuri ka reaguar në lidhje me vetëvrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.Ajo shkruan se situat...
Politike 1 Nëntor 2020, 09:28
TIRANE– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nëpërmjet një mesazhi të postuar në ‘Facebook’ uron të gjithë studentët që ditën e nesërme do të nisin vitin e ri akadem...
TIRANE– Partia Demokratike ka bërë një denoncim në lidhje me 40 milionë lekë nga bashkia e Tiranës që sipas tyre janë përdorur për një mashtrim propagandë.Belin...
TIRANË– Kryebashkiaku i Dropullit Dhimitër Toli, i cili u infektua me Covid-19, ka rrëfyer se ka pasur temperaturë mbi 39 gradë celsius. Në një prono...
TIRANË– Debati pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila në seancën plenare të 29 tetorit, tha se në rast mbingarkese n...
KUKËS– Kryeministri Edi Rama, i cili vizitoi sot Kukësin, mund të jetë larguar me helikopter nga qyteti verior. Në videon e publikuar nga Dosja.al, shihet ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është zhvendosur këtë fundjavë në Valbonë, Tropojë, së bashku me bashkëshorten e tij, Lindën dhe djalin e vogël, Zaho.N...