Politike

Denoncimi i PD: 1 nga 3 pajisjet e testimit të ISHP është në punë, mbi 4000 tampone presin të analizohen

1 Nëntor 2020, 12:29 Nga DOSJA
Denoncimi i PD: 1 nga 3 pajisjet e testimit të ISHP është në

TIRANE– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa ka publikuar një video në ‘Facebook’, ku shihet se OBSH rekomandon testime masive të popullatës për shkak të koronavirusit. Hasa shkruan më tej se në pajisjet e ISHP ka defekte, duke krijuar kështu bllokim.

Hasa shprehet se ndërsa OBSH thotë se duhen sa më shumë testime, Edi Rama deklaron “vidhni” për aq kohë sa ka mbetur.

Postimi i Hasës:

OBSH: Testoni,Testoni,Testoni!  RAMA: Vidhni,Vidhni,Vidhni! Situata agravohet çdo ditë sepse Edi Rama ka vetëm një mision të vjedhi ç’të mundet në aq kohë sa i ka mbetur! Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu nga Marsi deri më sot nuk investuan në pajisje testimesh dhe sa herë pajisjet në ISHP kanë difekt si këto ditë, testimi pothuajse bllokohet. Vetëm 1 nga 3 pajisjet e testimit është sot në punë dhe mbi 4000 tampone presin të analizohen! Në Elbasan të premten ndërruan jetë 6 të sëmurë me Covid-19 nga të cilët 3 i njihja dhe vetë, por sipas Ogertës kishte vetëm 1 vdekje dhe vetëm 1 infektim të ri! Ky është krim dhe kriminelët e kanë vendin në burg! Tik-Tak Tik-Tak. 25 Prilli po afron!.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike endri hasa partia demokratike endri hasa partia demokratike

Sondazh

Poll

Politike 1 Nëntor 2020, 10:40

TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook një video të shkëputur nga një konferencë për mediat të kryedemokratit Basha, i cili...

Politike 1 Nëntor 2020, 09:28

TIRANE– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nëpërmjet një mesazhi të postuar në ‘Facebook’ uron të gjithë studentët që ditën e nesërme do të nisin vitin e ri akadem...