Aktualitet

Sherr në “Hell’s Kitchen”/ Shefat e kuzhinës përplasen fizikisht, Renato Mekolli përjashton njërin. Indriti largohet

1 Nëntor 2020, 06:08 Nga DOSJA
Sherr në “Hell’s Kitchen”/ Shefat e kuzhinës

TIRANË– Sherr i fortë në “Hell’s kitchen”. Dy konkurentët me profesion sjefa kuzhine, Indriti dhe Martini janë përplasur fizikisht, teksa u vunë në një sfidë gatimi nga drejtuesi i emisionit Renato Mekolli. I pari u afrua Martini, i cili provokoi me fjalë Indritin. Pas përplasjeve me duar, filloi ajo fizike.

“Mos më prek me dorë,”- tha Martini, ndërsa Indriti e preku diku pranë qafës.
Kaq mjaftoi që Martini t’i derdhte salcën në trup, ndërsa të dy filluan të gjuanin njlri-tjetrin.
Mes dy shefave u futën konkurentët e tjerë dhe vetë Mekolli, të cilët u pozicionuan kundër Indritit.
“Me këtë ritëm do më gjuash edhe mua ti. Ti re pre e provokimeve të Martinit,”- tha Mekolli.
“Jashtë, jashtë.”- filloi të bërtiste turma.
“Atë jashtë e di unë,”- tha Mekolli dhe u përball me pjatat e Indritit dhe të Martinit. Të Indritit e theu pa e provuar.
“Vetëm kur e shikoj ma shpif kjo pjatë. Ik zhduku,”- tha Mekolli dhe e përzuri Indritin duke thyer dhe pjatën. Ky i fundit, u largua duke thyer enë dhe shau nëpërdhëmbë. “Ju ** robt,”- tha ai, ndërsa në emision vërshuan duartrokitjet. Pasi doli nga aty Indriti sfidoi Renato Mekollin.
“Renato Mekolli të sfidoj, me çfarë pjate të duash ti,”- tha ai.

Gatimi vijoi por incidentet nuk u ndalën. Këtë herë u përplasën Eusebio dhe Roberti që e quanin njëri-tjetrin ‘pis’ dhe ‘injorant’. Por debati u ndal me kaq mes tyre. Dy konkurente të tjera debatuan për vendin se ku do të gatuanin, ndërsa në fund, njëra u dogj në këmbë. Meglit ia vaji i përvëluar në këmbë, ndërsa koleget vijuan t’i jepnin ndihmën e shpejtë me salcë domatesh dhe ujë të ftohtë. Megli qante me të madhe.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr ne hells kitchen sherr ne hells kitchen

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Tetor 2020, 18:51

TIRANË– Policia dyshon se 33 vjeçarja M. Hysa mund t’i ketë dhënë fund jetës, për shkak të një njohjeje në rrjetet sociale e që më pas çdo gj...