VIDEO E FRIKSHME/ Makina “fluturon” tek Komuna e Parisit, momenti kur përplaset me murin
31 Tetor 2020, 22:13Nga DOSJA
TIRANË– Një aksident i frikshëm është regjistruar, në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Kamerat e sigurisë në zonë kanë fiksuar momentin e përplasjes së fortë të një automjeti që ecën me shpejtësi skëterrë rreth orës 03:40 të mëngjesit të sotëm, duke përfituar edhe nga orari kur në kryeqytet nuk ka lëvizje.
Por shpejtësia e ka “marrë” në qafë shoferin që “fluturon” në asfalt. Ai humb kontrollin në afërsi të vizave të bardha, por pavarësisht se përpiqet të manovrojë ai përplaset me murin në fund të hekurave ndarëse të trotuarit.
Nga përplasja makina pëson dëme të forta materiale, por nuk dihet gjendja shëndetësore e shoferit. Nga ana e policisë nuk ka pasur reagim me këtë ngjarje, në komunikatat e bëra përgjatë ditës së sotme.
Marrë nga Abcnews.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LEZHË– Katër persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti automoblistik. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Lezhë-Shkodër, mbrëmjen e so...
TIRANË– Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka deklaruar se lokalet në zonën e ish-Bllokut, do të mbyllen dhe kjo gjë është e sigurt...
TIRANË– Gentjan Dautaj, i njohur ndryshe si Zoto është ekstraduar drejt Shqipërisë, ku po kërkohej atentatin në komplkesin “Oslo”, ndaj Inez Hajrullë...
Aktualitet31 Tetor 2020, 18:51
TIRANË– Policia dyshon se 33 vjeçarja M. Hysa mund t’i ketë dhënë fund jetës, për shkak të një njohjeje në rrjetet sociale e që më pas çdo gj...
GREQI– Eriko Mane, i riu shqiptar që mbeti i plagosur pas tërmetit të fuqishëm që prekur dhe ishullin Samos në Greqi, është shfaqur krejt i qetë, një ditë...
TIRANË– Areti Beruka, kryeinspektore për shëndetin në Tiranë, që më 26 tetor rezultoi e infektuar me Covid-19, vijon të marrë pjesë në mbledhjet e Komiteti...
ELBASAN– Olsi Leku alias Jorgo Leku, i cili u arrestua në Athinë pak javë më parë, rezulton të jetë i përfshirë në masakrën e Elbasanit, të ndodhur në vitin 201...