Politike

Rama zhvendoset në Tropojë, kreu i qeverisë pozon me Lindën dhe Zahon e vogël teksa tunden në lisharësen e bujtinës në

31 Tetor 2020, 17:30 Nga DOSJA
Rama zhvendoset në Tropojë, kreu i qeverisë pozon me Lindën

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është zhvendosur këtë fundjavë në Valbonë, Tropojë, së bashku me bashkëshorten e tij, Lindën dhe djalin e vogël, Zaho.

Në foton e postuar nga vetë kryeminstri në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shihet i buzëqeshur pranë familjes së tij teksa nuk ka harruar të vendosë maskën mbrojtëse nga Covid-19. Rama dhe Linda shihen të maskuar, ndërsa Zaho i vogël duke qenë se është nën moshën 12 vjeç mund ta shijojë natyrën pa kufizime.

Të tre kanë pozuar mbi lisharësen e një bujtine. Bujtina të cilën ka zgjedhur familja e kryeministrit të kalojë fundjavën është ajo tradicionale e Kolë Gjonit, ku siç shkruan edhe vetë Rama pranë fotos, Kola bashkë me gruan dhe djemtë, presin e përcjellin vizitorë shqiptarë e turistë të huaj.

Valbonë, Tropojë – Në bujtinën tradicionale të Kolë Gjonit, një shembëlltyrë e pasionit për punën në mes të një spektakli magjepsës të natyrës, ku Kola bashkë me gruan e djemtë presin e përcjellin vizitorë shqiptarë e turistë të huaj, duke e ndërtuar suksesin prej vitesh pa lëvizur nga vendi, teksa të tjerë po kthejnë sytë çdo vit e më shumë kah Valbona, me projekte interesante e me dëshirën për ta zbuluar këtë thesar mahnitës të Shqipërisë, ndërkohë që ne vazhdojmë të investojmë për ta mbështetur këtë zbulim me infrastrukturë, modele zhvillimi si Qendra e Re Turistike, financime direkte për bujqësinë, blegtorinë, bujtinat, si edhe zgjidhjen e problemit të vjetër të pronësisë.”- ka shkruar Edi Rama në postimin e tij.

(s.s;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama linda rama rama me familjen ne tropoje rama ne tropoje edi rama linda rama rama me familjen ne tropoje rama ne tropoje

Sondazh

Poll

Politike 31 Tetor 2020, 12:02

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha përsëriti sot thirrjen për Prokurorinë e Posaçme për të hetuar kontratat e inceneratorëve. Gjatë bashkëbisedimit me ga...