Politike

Përurimi i kanterit të ndërtimit tek ‘5 Maji’, Zhupa nxjerr fotot: Këtu punohet vetëm kur ndizen kamerat e PS-së, shik

31 Tetor 2020, 16:51 Nga DOSJA
Përurimi i kanterit të ndërtimit tek ‘5 Maji’, Zhupa

TIRANË– Partia Demokratike ka denoncuar sot punën tek rruga “5 Maji”, ku një ditë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama, ka prezantuar nisjen e punës për rindërtimin e pallateve.

Përmes disa fotove që ka publikuar në profilin e saj në Facebook, Zhupa shkruan se punë në të vërtetë bëhet vetëm kur janë kamerat e Partisë Socialiste ndezur, ndërsa kur ato fiken, nuk punon njeri. Siç shihet dhe në fotot e shkrepura nga Zhupa, aty nuk ka asnjë njeri.

Fotot që rrëzojnë propagandën me kantierët 3D të ndërtimit të Ramës, Ina Zhupa: Pasi fiket regjia qëndrore nuk punon më askush. Edi Rama dhe shpura e tij e propagandës, pasi hoqi foltorën nga rrënojat e shkollës Sami Frashëri, me foltoren në krahë u ndal dje në rrugën 5 Maji, ku preu shiritat e një tjetër kantieri. Sot me të njëjtin podium u shfaq në Kukës në aeroportin që sa herë shkon ai, mjetet e rënda të nisura nga Tirana, ndizen sa për daljen live të kryeministrit në ikje. Por përtej transmetimeve me regji qëndrore, në gërmadhat ku shfaqet nuk punohet më. Sapo fiken kamerat, punëtorët ikin dhe makineritë heshtin. Kështu ndodhi në shkollën Sami Frashëri, dhe po kështu sot në rrugën 5 maji ku u prezantua në 3D kompleksi i banimit. Sot aty ka qetësi. Duke mos pasur kamera, nuk punon askush. Makineritë janë fikur menjëherë pas fikjes së kamerave,”- shkruan Zhupa.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuruan hapjen e kantierit të lagjes së parë të Tiranës te zona e “5 Majit”, ku do të sistemohen një pjesë e familjeve, shtëpia e të cilave u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kryebashkiaku Veliaj tha se dje nisi ndërtimi i 1000 apartamenteve të para, ku do sistemohen 1 mijë familje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj ina zhupa edi rama erion veliaj ina zhupa

Sondazh

Poll

Politike 31 Tetor 2020, 12:02

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha përsëriti sot thirrjen për Prokurorinë e Posaçme për të hetuar kontratat e inceneratorëve. Gjatë bashkëbisedimit me ga...