Aktualitet

7 viktima brenda 24 orëve, 3 në moshë të re, rëndohet bilanci në Shqipëri, të infektuarit aktivë shkojnë në 9,177, 31

31 Tetor 2020, 15:17 Nga DOSJA
7 viktima brenda 24 orëve, 3 në moshë të re, rëndohet

SHQIPËRI– 509 viktima, 9,177 të infektuar aktivë dhe 11,189 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë, gjatë përditësimit të të dhënave bëri me dije se shtatë persona të tjerë, kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, si pasojë e infektimit me Covid-19. Një 34-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 44-vjeçar pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 66-vjeçar nga Tirana, një 48-vjeçar nga Pogradeci, një 68-vjeçar nga Korça, një 68-vjeçar nga Elbasani, një 81-vjeçar nga Fieri me sëmundje bashkëshoqëruese, kanë ndërruar jetë, duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 509 në total.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1260 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 241 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 148 raste në Tiranë, 25 në Vlorë, 11 në Berat, nga 9 raste në Durrës, Lushnje, 8 në Fier, 5 në Shkodër, 4 në Mallakastër, nga 3 raste në Kurbin, Mirditë, Peqin, nga 2 raste në Kamëz, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Elbasan, Përmet, Sarandë, Delvinë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Gramsh.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 319 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 92 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,189 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga shtimi i numrit të pacientëve në spitale është hapur spitali Covid3 në ambientet e ish-kurirgjive në QSUT, i cili do të menaxhohet nga Spitali Infektiv dhe do të ofrojë shërbim spitalor për pacientë të prekur nga Covid19 në gjendje më të lehtë shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (31 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 241
Të shëruar ne 24 orë 92
Të shtruar në spitale 319
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1260

Testime totale 125,220
Raste pozitive 20,875
Raste të shëruara 11,189
Raste Aktive 9,177
Humbje jete 509

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4650
Durrës 851
Fier 706
Korçë 566
Shkodër 524
Lezhë 410
Elbasan 396
Vlorë 384
Berat 278
Kukës 190
Gjirokastër 129
Dibër 93

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll