Aktualitet

EMRAT/ Morën peng 41-vjeçarin dhe e rrahën në pyll, arrestohen 3 të rinjtë në Himarë, “pengu” u mjekua dhe iku në S

31 Tetor 2020, 14:31 Nga DOSJA
EMRAT/ Morën peng 41-vjeçarin dhe e rrahën në pyll,

HIMARË– Pengmarrje në Himarë. Tre persona, të indentifikuar si: Nikoll Medha 26 vjeç, Ardjan Medha 31 vjeç (vëllezër), dhe Ilirjan Miska, 26 vjeç, të tre banues përkohësisht në Himarë, janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë marrë peng, dhe kanë dhunuar një 41-vjeçar, të identifikuar si Sali Gaxha.  Ngjarja u bë publike sot, edhe pse ka ndodhur më datë 27 tetor.

Mesditën e 27-tetorit, tre të rinjtë, që tashmë janë arrestuar, kanë dhunuar 41-vjeçarin Gaxha, e kanë mbajtur peng dhe më pas e kanë braktisur në një zonë të pyllëzuar në Himarë. Gaxha, edhe pas lirimit nga pengmarrësit, nuk ka lajmëruar policinë por është larguar për tu mjekuar në shtëpinë e tij që kishte marrë me qira në Himarë, e më pas ka shkuar drejt Sarandës.

Sot, katër ditë pas ngjarjes, policia ka rënë në gjurmët e pengmarrësve dhe të ‘viktimës’, i cili u gjet në fshatin në fshatin Mursi, Sarandë, duke punuar në punë sezonale. Gjithashtu është sekuestruar edhe mjeti tip “Opel” i përdorur nga tre të rinjtë e arrestuar për të transportuar ‘pengun’ drejt pyllit.  Shkaqet e konfliktit mes dy vëllezërve Medha, shokut të tyre Muska dhe 41-vjeçarit Gaxha nuk dihen ende. Të katër personat e përfshirë do të merren në pyetje nga policia për të zbardhur më shumë detaje.

(i.a;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet himarë merret peng 41 vjecari ne himare pengmarrje ne himare policia e himares himarë merret peng 41 vjecari ne himare pengmarrje ne himare policia e himares

Sondazh

Poll