Aktualitet

Zgjedhjet e 25-prillit, KQZ-ja miraton implementimin e teknologjisë, si do procedohet

31 Tetor 2020, 10:17 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25-prillit, KQZ-ja miraton implementimin e teknologjisë, si do

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi një mbledhje ditën e sotme ku vendosi disa rregulla të cilat do të zbatohen në zgjedhjet e ardhshme në 25 prill të vitit 2021. Pika kryesore e diskutimit në këtë mbledhje ishte përfshirja e tekonologjisë në zgjedhje. Identifikimi biometrik cilësohet si një nga sfidat më të mëdha për institucionin  e administrimit të zgjedhjeve. Në mbledhje u miratuan llojet e teknikave që sistemet dhe pajisjet e identifikimit duhet të plotësojnë.

Kreu i Komisionit Ilirjan Celibashi, u shpreh se teknologjia në zgjedhje është një çështje shumë e rëndësishme. Ai gjithashu u shpreh se identifikimi biometrik në mënyrë që të përfshihet në zgjedhje duhet që të plotësojë disa kushte, të cilat janë: sistemi duhet që të jetë i mbyllur, të funskionojë në mënyrë autonome, të veprojë në çdo qendër votimi dhe të jetë i sigurtë.

“Teknologjia në zgjedhje, e veçanërisht identifikimi biometrik një nga çështjet më të rëndësishme. Drafti që kemi hartuar është vetëm hapi i parë në realizimin e këtij objektivi, por koha e shkurtër që kemi patur na ka obliguar më shumë për ta paraqitur, pavarësisht ngarkesës. Kohën e humbur do përpiqemi ta përfitojmë me angazhim më të madh. Karakteristikat kryesore që duhet të gëzojë identifikimi biometrik: Sistemi duhet të jetë i mbyllur, pra jo online, që funksionon në mënyrë autonome, të veprojë për çdo qendër votimi, baza e të dhënave që do përmbajë është lista përfundimtate e zgjedhësve dhe do ketë akses vetëm për listën e zgjedhësve të asaj qendre votimi. Në tërësinë e vetë sistemi duhet të sigurojë siguri të plotë edhe për ruajten e të dhënave personale të votuesve. Ky akt do pasohet edhe nga aktet e rregullave sesi do fuknsionojë më pas, u shpreh ai.
Lexo ketu te plote dokumentin

Në fund të mbledhjes u vendos që identifikimi i zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe që duhet të përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit (PEI), të cilat duhet që të jënë në çdo qendër votimi.

Ndërsa karakteristikat e që kompania që do të bëj të mundur implementimin e sistemit duhet që të ketë një përvojë të suksesshme ndërkombëtare, të ketë një emër të mirë dhe të njihet botërisht. Ajo nuk duhet që të jetë e varur nga anjë parti apo qeveri.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilirjan celibashi komisioni qendror i zgjedhjeve ilirjan celibashi komisioni qendror i zgjedhjeve

Sondazh

Poll