Aktualitet

Zbardhen EMRAT/ Ky është 41-vjeçari që u rrah dhe u braktis në pyll në Himarë, dalin dhe identitetet e pengmarrësve

31 Tetor 2020, 15:10 Nga DOSJA
Zbardhen EMRAT/ Ky është 41-vjeçari që u rrah dhe u

HIMARËDosja.al ka zbardhur identetet e të përfshirëve në pengmarrjen e ndodhur në Himarë. Mësohet se ‘pengu’, është 41-vjeçari Sali Gaxha, ndërsa autorët e ngjarjes, që tashmë janë vënë në pranga, janë tre të rinjtë e indentifikuar si: Nikoll Medha 26 vjeç, Ardjan Medha 31 vjeç (vëllezër), dhe Ilirjan Miska, 26 vjeç, të tre banues përkohësisht në Himarë.

Ngjarja ndodhi më datë 27 tetor, po u bë publike vetëm sot. Tre autorët, që tashmë janë vënë në pranga, pas një konflikti për motive të dobëta, morën peng 41-vjeçarin Sali Gaxha, e dhunuan dhe e braktisën në një zonë të pyllëzuar në Himarë. Vetë Gaxha nuk e denoncoi ngjarjen në polic, por u mjekua në banesën e marrë me qira në Himarë, dhe u largua drejt Sarandës, vend ku dhe u gjet nga policia.

Tre autorët, dy vëllezërit Medha dhe Miska, janë arrestuar. Ata pritet të merren në pyetje për të zbardhur detaje në lidhje me ngjarjen, dhe shkakun që i çoi të merrnin peng 41-vjeçarin. Edhe vetë ‘pengu’ do të pyetet në polici.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian medha ilirjan miska merret peng 41 vjecari ne himare nikoll medha pengmarrje ne himare sali gaxha ardian medha ilirjan miska merret peng 41 vjecari ne himare nikoll medha pengmarrje ne himare sali gaxha

Sondazh

Poll