Aktualitet

Tentoi të kalonte 500 paketa cigaresh kontrabandë drejt Italisë/ Ndalohet në Portin e Vlorës, 38-vjeçari

31 Tetor 2020, 12:35 Nga DOSJA
Tentoi të kalonte 500 paketa cigaresh kontrabandë drejt Italisë/

VLORË- Policia e Vlorës ka ndaluar ditën e sotme një 38-vjeçar në portin e Vlorës, pasi ky i fundit është kapur duke transportuar me një kamion 500 paketa cigaresh të markave të ndryshme, drejt Italisë. Policia bën të ditur se është prceduar penalisht shtetasi  G.H për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”. Mësohet se policia ka sekuestruar cigaret si dhe kamionin që po transportoheshin drejt vendit fqinj.

Njoftimi i policisë:

“Policia Kufitare në Portin e Vlorës, në kuadër të masave të shtuara për goditjen e paligjshmërisë, parandalon dhe godet një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Sekuestrohen 500 paketa cigaresh të markave të ndryshme.
Procedohet penalisht drejtuesi i kamionit ku u gjetën paketat me cigare.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, një kamion që transportonte çanta letre në drejtim të Italisë. Gjatë kontrollit, në kabinën e kamionit që drejtohej nga shtetasi G. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, u konstatuan të fshehura në kuti kartoni 50 steka me 500 paketa cigaresh të markave të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë, të cilët, në përfundim të veprimeve kanë proceduar penalisht shtetasin G. H., për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet procedohet penalisht 38 vjecari ne vlore procedohet penalisht 38 vjecari ne vlore

Sondazh

Poll