Aktualitet

Viti i ri akademik online, studentët vendosën që të ngrihen në protestë

31 Tetor 2020, 12:50 Nga DOSJA
Viti i ri akademik online, studentët vendosën që të ngrihen

TIRANË- Studentët kanë vendosur që të ngrihen në protestë pas vendimit për të zhvilluar mësimin onlinë që komiteti i ekspertëve deklarojë. Data 2 nëtorë duhet që t’i gjente studentët në auditore për të filluar vitin e ri akademik. Po në këtë ditë ata kanë vendosur që të ngrihen në protestë në orën 10:00 para Ministrisë së Arsimit.

Vendimi për të zhvilluar mësimin online ka prekur më shumë studentet që janë nga rrethet dhe studiojnë në Tiranë. Kjo situatë për ata është dy-fish e vështirë pasi kanë paguar konviktet dhe shtëpitë me qira që do të jetonin këtej.

“Nuk dimë çfarë do të ndodhë me ne. Askush nuk di të thotë asgjë, përveçse pagesat që bëmë për muajin nëntor do të shtyhen për në dhjetor. Gjithnjë në rast se universitetet hapen. Gjithçka është në dëmin tonë. Përveç që do të bëjmë mësim online, i cili nuk funksionoi, kemi angazhime të tjera në Tiranë që nuk do të mund t’i ndjekim për shkak se nuk kemi ku të qëndrojmë tashmë”, shprehet një studentë.

Një studentë tjetër shprehet se mësimi online nuk ka qenë fare efektiv pasi ata e provuan njëherë si dhe kostoja e internetit që ata duhet të paguajnë është e papërballueshme për ta.

“Nuk është normale, pasi mësimi online nuk ka qenë fare efektiv. Ne e provuam një herë. Me pak fjalë, na kanë braktisur. Thjesht na thonë që mësimi do të bëhet online, por asgjë për mënyrën se si do t’i sigurojmë paratë për internetin”, shprehet një studente.

Universiteti i Tiranës para këtij vendimi ishte planifikuar që të vepronte mesimin si një kombinim mes leksoneve online dhe seminarëve në auditor. Vendimi për zhillimin e mësimit online erdhi së bashku më një vendim tjetër, atë të mbylljes së konvikteve, nga e cila mijëra studentë që jetojnë në to duhet që të largohen për në banesat e tyre në rrethe ose të marrin shtëpi me qira.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet studentet ngrihen ne proteste studentet ngrihen ne proteste

Sondazh

Poll