Aktualitet

Tërmeti i djeshëm 6.7 ballë/ Flet 14-vjeçari shqiptar që mbeti i plagosur në Greqi: Faleminderit shumë, gjithçka do shko

31 Tetor 2020, 11:57 Nga DOSJA
Tërmeti i djeshëm 6.7 ballë/ Flet 14-vjeçari shqiptar

GREQI-Ditën e djeshme, ishulli i Samos-it në Greqi u trondit nga një tërmet 6.7 ballë.

Si pasojë e lëkundjeve të fuqishme sizmike, që shkaktuan dëmtim të banesave mbeti i plagosur një 14-vjeçar shqiptar nga Fieri. I mituri Eriko Mane, teksa gjendet i shtruar në spitalin e fëmijëve në Athinë shprehet:

“Ju falënderoj shumë që po më dërgoni mesazhe, edhe po kërkoni zgjidhje për mua. Faleminderit shumë dhe gjithçka do shkojë mirë”.

14-vjeçari u operua në këmbë dhe gjendja e tij shëndetësore aktualisht është e mirë dhe mjekët thonë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë dy adoleshentë  një djalë dhe një vajzë ndërruan jetë në ishullin grek të Samos-it, pasi mbi ta u shemb një mur. Mane u vizitua edhe nga ambasadorja shqiptare, Luela Hajdaraga.

Marre nga: TopChannel

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eriko mane eriko mane

Sondazh

Poll