Aktualitet

PROFIL/ 500 mijë euro gjobë, kush është 31-vjeçari Fletur Zani, i riu u prangos në 2014 se nuk tregoi çfarë pa në atent

31 Tetor 2020, 11:43 Nga DOSJA
PROFIL/ 500 mijë euro gjobë, kush është 31-vjeçari

TIRANË- Shansi që të arrestuarit në Shqipëri të shkelin ligjin është çdo vit e më i lartë. Nëse ndalohesh për një cigare hashash, pas një viti, mundësia është shumë e lartë, që kjo cigare të jetë kthyer në një ngarkesë e kështu historia kopsitet. Me kriminelë me përvojë, të sprovuar nga marifetet e shtetit dhe manovrat për të dalë pa pranga nga dyert e gjykatave.

I tillë është edhe rasti i këtij të riu, Fletur Zani. Zani, një emër i panjohur për publikun, sot ka arritur të marrë të gjithë vëmendjen e nevojshme në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, pas një kërcënimi ndaj një biznesmeni. Biznesmeni I.I., u kërcënua me jetë nga Zani, i cili “gjobën” e kishte të majme.

Djali nga Tirana ia ktheu biznesmenit jetën në një ferr, pasi i kërkonte 500 mijë euro, e më pas i bëri edhe pazar që kjo shumë të zbritej në 400 dhe të dyja palët të ishin të kënaqura, pasi sipërmarrësi i doli nga fjala. Pazari mes të dyve është edhe më shokues, bazuar në të rrëfimin e Zanit në Gjykatë dhe polici.

Biznesmeni dhe Fletur Zani kishin rënë dakord për të ndërtuar një pallat, sheshi i të cilit do të gjendej nga biznesmeni, ndërsa investimi do të bëhej nga i riu. Muajtë kaluan dhe sheshi që iu premtua 31-vjeçarit u mor nga një person i afërt me biznesmenin. Këtu nisi edhe “ferri” për biznesmenin I.I. I riu e kërcënonte me jetë, nëse nuk i jepte 500 mijë euro për ndërtimin e premtuar, në të kundërt “mos harro se ke fëmijë për të rritur”. 

Por kush është Fletur Zani? 31-vjeçari rezulton në skedën e Policisë së Shtetit, për ngjarjen e vitit 2014, kur u tentua të vritet më 2 nëntor Erjon Kapollari. Ai u arrestua me vendim të gjykatë, pasi dyshohej se kishte patur dijeni mbi ngjarjen e ndodhur më datë 02.11.2014, ku rreth orës 22:45 në rrugën “Pandi Dardha” Tiranë, është tentuar të vritet me armë zjarri, në një pikë bastesh, Erion Kapollari, i njohur edhe si atentatori i Ilir Kodumit, një nga të “fortët” e grupeve që ushtrojnë aktivitetin në Tiranë. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fletur zani kanosja e biznesmenit shantazh biznesmenit fletur zani kanosja e biznesmenit shantazh biznesmenit

Sondazh

Poll