Sport

Juventus “përqafon” Ronaldon, portugezi rikthehet në Continassa më i motivuar se kurrë

31 Tetor 2020, 14:08 Nga DOSJA
Juventus “përqafon” Ronaldon, portugezi rikthehet në

TORINO-Cristiano Ronaldo është kthyer. Pasi rezultoi negativ në tamponin e rradhës, portugezi rikthehet në Continassa për më shumë se 20 ditë mungesë. Një rikthim që qetëson trajnerin Andrea Pirlo që kundër Spezias pritet të ketë në dispozicion sulmuesin kryesor. 5 herë fituresi i “Topit të Artë” është parë me një automjet tip “Wolksëagen” të bardhë rreth ores 09:45.

Ishte 13 tetori kur Federata Portugeze e Futbollit dha lajmin ku Ronaldo ishte prekur nga COVID-19. Në këtë periudhë kohore sulmuesi 35-vjeçar ishte asimptomatik dhe u stërvit në kushte shtëpie derisa tamponi i tij të rezultonte negative dhe për të qenë në gatishmërinë e trajnerit Pirlo që në sfidën ndaj Specias e cila do të zhvillohet nesër në orën 15:00. CR7 është gati të rimarrë Juventusin në momentin më të vështirë që nga dita kur ka veshur fanellën bardhezi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo juventus cristiano ronaldo juventus

Sondazh

Poll

Sport 30 Tetor 2020, 18:18

Maqedonia Veriut mbyll kampionatin e futbollit

MAQEDONIA E VERIUT – Situata me pandeminë në të gjithë Europën, po i çon disa shtete drejt një mbylljeje tjetër. Numrat janë në rritje për të gjitha vend...