Sport

Sindikata i kërkon trasparencë Ligës, për marrëveshjen me Qeverinë

31 Tetor 2020, 10:24 Nga DOSJA
Sindikata i kërkon trasparencë Ligës, për marrëveshjen

TIRANE – Bojkoti i Ligës Profesioniste u mbyll. Kampionati i Superiores do të startojë të mërkurën e 4 nëntorit, ndërkohë që të dielën do të luhen takimet e para të Kupës së Shqipërisë. Lidhur me ngjarjet e fundit ka reaguar edhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë, e cila nëpërmjet një deklarate e përshëndet ndërprerjen e bojkotit. Por SFPSH ngreu dyshime për arritjen e marrëveshjes, pasi vë në dukje, se deklaratat e kreut të FSHF-së, kreut të Ligës dhe kreut të Qeverisë, nuk duket se përputhen shumë.

Pikërisht për këtë arsye, Sindikata ka bërë apel që Liga të bëjë transparencë për marrëveshjen e arritur me qeverinë, nëse ka një të tillë, teksa ka aluduar se bojkoti mund të jetë organizuar vetëm për motive politike.

“Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë përshëndet rinisjen e aktivitetit futbollistik në të gjithë vendin dhe për të gjitha kategoritë, megjithëse në grevë ishte vetëm Liga dhe jo FSHF.

Ndërsa në lidhje me bojkotin, përveç takimit të Kryeministrit me Presidentin e FSHF, si ne dhe opinioni sportdashës akoma nuk kemi dijeni se çfarë rezultati arriti bojkoti.

Kjo situatë bëhet akoma më e çuditshme kur dëgjon Ligën, jo vetëm se qëndrimin e saj e shpreh Presidenti FSHF dhe jo ai i Ligës, por edhe për faktin se me shpalljen e fundit të bojkotit u deklarua se për kërkesat e paraqitura ka dakordësi dhe janë futur në rrugën e zgjidhjes.

Ndërsa krejt ndryshe shprehet Kryeministri i vendit, i cili e quan bojkotin absurd dhe shprehet se tani që mbaroi bojkoti mund të diskutohet për zgjidhjen e kërkesave të ligës.

Pyetja që bëjmë ne sot është: Kush gënjen në këtë pikë Kryeministri apo Liga?
A janë futur në rrugën e zgjidhjes 4 kërkesat siç thotë Liga apo tani do të flitet për zgjidhjen e tyre?

Nëse janë futur në rrugën e zgjidhjes cilat janë këto kërkesa dhe në çfarë pikë janë këto diskutime. Nëse ky bojkot ka shërbyer vetëm për të rivendosur në pozicionet e protagonistit personazhe të caktuar të botës së sportit apo politikës kjo është tallje me të gjithë ata që besuan se, ky bojkot ishte në të mirë të sportit.

Urojmë që me shpirte që bojkoti ti ketë shërbyer sportit në përgjithësi e futbollit në veçanti,”- shkruhet në deklaratën e Sindikatës, të shpërndarë nëpërmjet rrjeteve sociale.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport liga proferioniste presidenti i federates presidenti i liges sindikata e futbollisteve liga proferioniste presidenti i federates presidenti i liges sindikata e futbollisteve

Sondazh

Poll

Sport 30 Tetor 2020, 18:18

Maqedonia Veriut mbyll kampionatin e futbollit

MAQEDONIA E VERIUT – Situata me pandeminë në të gjithë Europën, po i çon disa shtete drejt një mbylljeje tjetër. Numrat janë në rritje për të gjitha vend...