Sport

VIDEO/Rikthehet futbolli në Argjentinë pas 7 muajsh mungesë, gjithçka nis me festën për Maradonën, por legjenda shfaq pro

31 Tetor 2020, 13:29 Nga DOSJA
VIDEO/Rikthehet futbolli në Argjentinë pas 7 muajsh mungesë,

ARGJENTINË– Në Argjentinë rikthehet futbolli. Pas 7 muajsh pushim për shkak të koronavirusit, pritet të fillojë sezoni i ri. Gjithçka nisi me një festë të vogël për ditëlindjen e 60-të të legjendës argjentinase Diego Armando Maradona. Aktualisht ish-fituesi i Kupës së Botës është trajner i Gimnasia-s, por shqetësuese ishte gjendja e tij i cili mbahej nga dy persona për të ecur.

Legjenda e futbollit argjentinas ka fikur qirinjtë në dy torta para ndeshjes, njërën të bërë dhuratë nga klubi i Gimnasias dhe tjetrën nga Federata Argjentinase e Futbollit, ndërsa mori edhe dhuratat e përgatitura për të.

Rreth 500 tifozë tentuan të hyjnë në stadium dhe të marrin pjesë në festën e ditëlindjes së Maradonës, por u ndalën nga policia e vendosur në perimetrin e stadiumit, ndërsa në fushë Gimnasia fitoi me rezultatin 3-0, duke I bërë një tjetër dhuratë trajnerit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport argjentine maradona argjentine maradona

Sondazh

Poll

Sport 30 Tetor 2020, 18:18

Maqedonia Veriut mbyll kampionatin e futbollit

MAQEDONIA E VERIUT – Situata me pandeminë në të gjithë Europën, po i çon disa shtete drejt një mbylljeje tjetër. Numrat janë në rritje për të gjitha vend...