Sport

Maqedonia Veriut mbyll kampionatin e futbollit

30 Tetor 2020, 18:18 Nga DOSJA
Maqedonia Veriut mbyll kampionatin e futbollit

MAQEDONIA E VERIUT – Situata me pandeminë në të gjithë Europën, po i çon disa shtete drejt një mbylljeje tjetër. Numrat janë në rritje për të gjitha vendet dhe një ndër ato që po rrezikon dhe po merr masa kufizuese, të cilat kanë prekur sportin apo futbollin është edhe vendi ynë fqinj i Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Shëndetësisë atje ka ndryshuar protokollet e saj, duke detyruar në një farë mënyre Federatën e Futbollit në Maqedoninë e Veriut, që të marrë kohën e nevojshme duke pezulluar këtë fundjavë kampionatin.

Një gjendje alarmi është ndërkohë edhe në vendet e tjera europiane, e sidomos në Itali, ku shumë klube kanë dhe kishin futbollistë të prekur nga koronavirusi, teksa federata atje hoqi mundësinë edhe 1000 tifozëve të pranishëm, duke i mbyllur sërish dyert e stadiumeve.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll