Sport

Thyhet FSHF, pesë futbollistë të huaj në fushë…

31 Tetor 2020, 09:44 Nga DOSJA
Thyhet FSHF, pesë futbollistë të huaj në fushë…

TIRANE – Edhe pse FSHF ka qenë vazhdimisht kundër shtimit të numrit të futbollistëve të huajve, këtë herë i është dorëzuar kërkesës insistuese të Ligës. Gazeta “Panorama Sport”  raporton, se në mbledhjen e fundit të Ligës Profesioniste, klubet elitare i kërkuan direkt presidentit të FSHF-së, Armand Duka, që përmes Komitetit Ekzekutiv, të miratojë shtimin e numrit të futbollistëve të huajve. Pra, nga 4 që ishte deri në fund të sezonit 2019-2020, të bëhet në 5 lojtarë brenda një ndeshjeje.

Burime në institucionin e futbollit shqiptar i kanë konfirmuan gazetës, se miratimi i kërkesës është thjesht një formalitet, teksa pritet të merret me një vendim qarkullues në ditët e ardhshme nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së. Gjithçka është fakt i kryer dhe pritet që me fillimin e kampionateve më 4 nëntor, klubet të kenë drejtën për të aktivizuar deri në pesë të huaj. Duke shtuar këtu edhe që lojtarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk cilësohen të huaj, tashmë mundësitë e klubeve dhe natyrisht të trajnerëve nuk do të jenë të limituara.

KËRKESA

“Pandemia, bojkoti për afro dy muaj dhe ngjeshja që do të ketë kalendari na kushtëzojnë jo pak, prandaj dhe shtimi i numrit të lojtarëve të huaj nga 4 në 5, duke pasur parasysh edhe se si kanë operuar klubet në merkaton e verës, do të ishte një mundësi e madhe për të përballuar këtë sezon të pazakontë. Të paktën të miratohet vetëm për këtë sezon që do të nisim”. Është ky argumentimi i Ligës për kërkesën e shtimit të lojtarëve të huaj drejtuar Komitetit Ekzekutiv, i cili është organi më i lartë që miraton ndryshimin e rregullores.

LOJTARËT

Quajeni “Kombet e Bashkuara të Superiores”. Plot 55 lojtarë të huaj nga 17 vende të ndryshme në Europë, Afrikë, Amerikë dhe deri në Hong Kong janë zyrtarisht pjesë e kampionatit shqiptar këtë sezon. Merkatoja e 10 klubeve, që u mbyll më 2 tetor, pati 220 lëvizje në total dhe ndryshoi jo thjesht përbërjet e skuadrave, por krijoi edhe habi për afrimet e bëra nga vende që më parë nuk ishin dëgjuar kurrë në Shqipëri sa i përket futbollit. Tirana, Laçi dhe Vllaznia janë pa diskutim skuadrat rekordmene sa u përket të huajve, përkatësisht me nga 9, 8 dhe 7 lojtarë, në një kohë që do të lejohen vetëm 5 në fushë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armand duka futbolliste te huaj komiteti ekzektuiv i fshf liga profesioniste armand duka futbolliste te huaj komiteti ekzektuiv i fshf liga profesioniste

Sondazh

Poll