Aktualitet

Mjeku Erion Dasho thirrje qeverisë: Covid-19 ka dalë jashtë kontrollit, lërini qytetarët ta blejnë tamponin në farmaci dh

31 Tetor 2020, 11:20 Nga DOSJA
Mjeku Erion Dasho thirrje qeverisë: Covid-19 ka dalë jashtë

TIARANË-Mjeku Erion Dashi i ka bërë thirrje qeversië që, kjo e fundit të lejojë qytetarët të blejnë tamponin dhe ta bëjnë vetë në shtëpi testin e Covid-19. Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se Covid-19, ka dalë jashtë kontrollit dhe se qeveria duhet t’u lehtësojë barrën financiare familjeve shqiptare, pasi sipas tij testet e Covid-19 janë shumë shtrenjtë. Dashi shton se më e pakta që mund të bëj sot qeveria është autorizimi i importit të një prej testeve të shpejta që përdoren në Europë dhe lejimi i shitjes së tyre në farmaci.

Postimi i Plotë: 

Më pak se 10 EURO kushton testi i shpejtë antigjenik në Europë! Në një status që publikova dje, u komentua se disa klinika në Tiranë e ofrojnë këtë test me çmimin spekulativ 10 mijë deri 15 mijë lekë të rinj!!! Me një normë fitimi një mijë përqind!!! Më e pakta që mund të bëhet sot është autorizimi i importit të një prej testeve të shpejta që përdoren në Europë dhe lejimi i shitjes së tyre në farmaci. Çdo qytetar mund t’a blejë privatisht testin dhe të paraqitet pranë mjekut të familjes për ta kryer atë! Kështu kursehen disa qindra Euro në rastin kur nevojitet testimi i gjithë familjes.Një thirrje për qeverinë shqiptare! Lehtësoni sado pak barrën financiare të epidemisë që u keni lënë në kurriz familjeve shqiptare! Kujtohuni se keni ardhur në pushtet me premtimin për një shëndetësi falas!!!

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion dashi erion dashi

Sondazh

Poll