Aktualitet

Merr flakë në mes të Durrësit makina e vëllait të ish-Presidentit Bujar Nishanit, shkak shpërthimi i impiantit të gazit

31 Tetor 2020, 09:42 Nga DOSJA
Merr flakë në mes të Durrësit makina e vëllait të

DURRËS- Makina tip “Mercedes Benz”  e vëllait të ish-Presidentit Bujar Nishani ka shpërthyer në flakë sot në qendër të Durrësit. Makina në pronësi të Ilir Nishanit, vëllait të ish-presidentit ka qenë në lëvizje në momentin që është përfshirë nga flakët.

Sipas njoftimit të policisë drejtuesi i mjetit arriti të dilte nga makina pak para se të përfshihej nga flakët. Shkak për shpërthimin e flakëve është bërë një shkëndijë elektire që ka takuar me impiantin e gazit.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 31.10.2020, rreth orës 10:10, në lagjen nr.12, Durrës, ka marrë flakë në ecje mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. N., 48 vjeç, nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë nga një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar nushani ilir nishani makina përfshihet nga flakët bujar nushani ilir nishani makina përfshihet nga flakët

Sondazh

Poll