Aktualitet

“500 mijë euro ose do të pendohesh”/ Rrëfimi i Fletur Zanit në Gjykatë, kanosja me jetë e biznesmenit për një shesh

31 Tetor 2020, 11:24 Nga DOSJA
“500 mijë euro ose do të pendohesh”/ Rrëfimi i Fletur

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Fletur Zanin, 31-vjeçari i arrestuar disa ditë më parë nën akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Zani ka kanosur një biznesmenen të njohur me inicialet I.I, për t’i dhënë një shumë prej 500 mijë euro, pasi biznesmeni i kishte premtuar gjetjen e një sheshi për të ndërtuar një pallat. “Dua Po të bëj ulje, sill 400 mijë euro ose do të pendohesh. Dua paratë, mos harro se ke fëmijë për të rritur”-është ky një nga mesazhet kërcënuese që i ka shkuar biznesmenit nga Fletur Zani. 

I riu ka pretenduar se kërcënimet i ka bërë në vazhdën e një dakordësie që ka patur me biznesmenin për të ndërtuar pallatin në një shesh që ishte i gjetur, por që sipas tij, nuk iu dha Zanit por një personi të afërt me biznesmenin. Në këtë mënyrë sipas të riut, biznesmeni arriti të shmangte edhe ndërtimin e pallatit nga Zani, edhe pagesën rekord prej 500 mijë euro. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fletur zani kanosja e biznesmenit fletur zani kanosja e biznesmenit

Sondazh

Poll