Aktualitet

Dita e 17 e grevës së naftëtarëve të Ballshit/ Gratë vijojnë te ngujuara në ambientet e rafinerise, gjendja shëndetëso

31 Tetor 2020, 09:20 Nga DOSJA
Dita e 17 e grevës së naftëtarëve të Ballshit/

BALLSH- Greva e grave të naftëtarëve, ka hyrë sot në ditën e 17-të. Edhe pse gjendja shëndetësore e tyre nuk është e mirë, ato këmbëngulin që të mos heqin dorë nga greva. Disa nga gratë naftëtarë kanë qëndruar në spital për 3 ditë për shkak të gjendjes së tyre të keqe shëndetësore.  Pasi kanë dalë nga spitali ato janë rikthyer sërish në greve dhe pretendojnë se nuk do të dalin që qty pa marrë pagat e tyre. Ato gjithashtu janë shprehur se greva nuk do të mbarojë pa shkuar Kryeministri Rama të negociojë me grevistet.

Sot është dita e 17-të. Nga shëndeti nuk jemi aspak mirë. I shërbejmë dhe e shikojmë njëra tjetrën në sy që të gdhihemi të nesërmen dhe themi shyqyr o Zot. Mosreagimi i kryeministrit na bën akoma më të forta. I lutemi kryeministrit që të reagojë një sahat e më parë se po na vdes çdo ditë e më shumë. Jemi shumë keq, po na vret stresi. Nga greva nuk dal, këtu do të rrijmë të ngujuara“, është shprehur një nga grevistet.

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë prej afro një muaji, ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Fillimisht u futën në grevë burrat naftëtarë dhe më pas këta u zëvendësuan nga gratë, pasi u rëndua gjendja e tyre shëndetësore. Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë zhvilluan një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses. Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe. Ndërkohë gjendja shëndetësore e naftëtarëve rëndohet nga dita në ditë.

(A.k/I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e naftetareve greva ne ballsh greva e naftetareve greva ne ballsh

Sondazh

Poll