Aktualitet

VIDEO/ Spitalet COVID1 dhe 2 mbushen plot! Hapet godina e tretë, shtrohen 6 pacientët e parë të infektuar me koronavirus

31 Tetor 2020, 08:46 Nga DOSJA
VIDEO/ Spitalet COVID1 dhe 2 mbushen plot! Hapet godina e tretë, shtrohen 6

TIRANË– Plotësohen kapacitetet e dy spitaleve Covid 1 dhe 2. Tashmë në vijën e parë të zjarrit hyn edhe godina Covid 3, që është vendosur në ish-repartin e Kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Spitali do të shërbejë për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus, duke qenë se kohët e fundit në vendin tonë ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të infektuar me koronavirus. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se aktualisht në spitalin Covid-3 janë shtruar 6 pacientë të cilët janë infektuar me virusin vdekjeprurës.

Siç shihet në një video të siguruar nga BallkanWeb spitali Covid-3 ndodhet në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, tek ish-kirurgjia e vjetër. Kryeministri Edi Rama inspektoi disa ditë më parë godinën dhe deklaroi se brenda Covid 3 janë gjithsej 150 shtretër, ndërsa në shërbim mjekësor janë 50 mjekë dhe infermierë.

Që prej fillimit të pandemisë e deri më tani në Shqipëri janë infektuar 20,634 persona dhe kanë humbur jetën 502 të tjerë.

(a.k;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapet spitali covid-3 ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi hapet spitali covid-3 ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll