Aktualitet

Po transportonte 21 emigrantë nga Tirana drejt Kukësit, në këmbim të parave, arrestohet 23- vjeçari (DETAJET)

31 Tetor 2020, 08:12 Nga DOSJA
Po transportonte 21 emigrantë nga Tirana drejt Kukësit, në

KRUJË– Një 23-vjeçar banues në Morinë të Kukësit është arrestuar ditëne  sotme pasi është kapur në aksin rrugor Fushë Krujë- Lezhë, duke transportuar 21 emigrantë. Policia bën të ditur se shtetasi E.S po transportonte emigrantët nga Tirana në drejtim të Kukësit në këmbim të 700 eurove për person. I riu ndodhet në komisariatin e Krujës, akuzohet me veprën penale  “Ndihma e paligjshme të kufijve”.

Njoftimi i policisë

Krujë

Policia e Krujës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Kapet duke transportuar 21 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me shërbimet e sektorit të Policisë Rrugore, kanë goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë të shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit E. S., 23 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës. Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Fushë Krujë- Lezhë, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, 21 emigrantë të paligjshëm, nga Tirana në drejtim të Kukësit duke përfituar rreth 700 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprën penale “Ndihma e paligjshme të kufijve”.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 23 vjecari nga kukesi arrestohet 23 vjecari nga kukesi

Sondazh

Poll