Aktualitet

Me shpejtësi skëterrë në aksin Sauk-Teg, iu hiqet patenta 14 shoferëve të “pabindur”, 9 prej tyre ishin në ndikimin e

31 Tetor 2020, 07:35 Nga DOSJA
Me shpejtësi skëterrë në aksin Sauk-Teg, iu hiqet patenta 14

TIRANË- 14 patenta janë pezulluar nga Policia e Tiranës. Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrollit në aksin Sauk-Teg për evidentimin e shkeljeve të Kodit Rrugor, 14 personave u është hequr leja e drejtimit, për shkak se 5 nga këto janë kapur duke lëvizur me shpejtësi të lartë ndërsa 9 të tjerë kanë qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Policia njofton se kontrolli do të vijojë në të gjitha rrugët e kryeqytetit me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.


Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Masa të shtuara në fundjavë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore Monitorim me Radar  dhe , nëSauk-Teg, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelsve të Kodit Rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Ndërkohë vijon monitorimi dhe me në të gjitha rrugët e Tiranës për të parandaluar drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur. 14 Leje Drejtimi të pezulluara për disa orë kontroll, nga këto: 5 për shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 136 km/h deri në 155 km/h, ku gjatë monitorimit u konstatua se shumica e drejtuesve të automjeteve kanë respektuar normat e lejuara të shpejtësisë dhe 9 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Kontrollet po vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke përdorur dragerat për të parandaluar drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes policia e tiranes

Sondazh

Poll