Politike

Tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Greqi, Meta: Thellësisht i tronditur, jemi pranë popujve në këto momente të vështira

30 Tetor 2020, 14:05 Nga DOSJA
Tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Greqi, Meta: Thellësisht i

TIRANE– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas tërmetit që goditi pak orë më parë Turqinë dhe Greqinë, duke i shprehur solidaritetin dy popujve.

Meta shkruan në ‘Facebook’ se i gjithë populli shqiptar iu qëndron pranë popujve të dy vendeve mike, me urimin për të përballuar këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre.

Mesazhi i Metës:

Thellësisht i tronditur nga tërmeti që goditi këtë mesditë ishullin grek të Samosit dhe preku rëndë edhe qytetin e Izmirit. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në 4 shtete, më së shumti në Turqi e Greqi, por edhe në Bullgari deri edhe në Shqipëri. Ky është një moment solidariteti njerëzor dhe reflektimi për t’u qëndruar pranë familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Turqisë dhe Greqisë për të përballuar dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore. Unë dhe gjithë populli shqiptar u qëndron pranë popujve miq Turk dhe Grek, me urimin për të përballuar këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre. Shqipëria do t’u gjendet pranë vendeve mike me të gjithë kapacitetet e mundshme të saj.

Tërmeti me magnitutë 6.5 në shkallë rihter ka rënë ditën e sotme në detin Egje në orën 12:51 vetëm 19 kilometra nga ishulli grek i Samos dhe në shumë afër nga qyteti i Turqisë, Izmiri. Deri më tani në Turqi janë regjistruar 4 viktma dhe 120 të plagosur. Ndërkohë që dyshohet se ka ende njerëz nën rrënoja.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta termeti ne greqi termeti ne turqi ilir meta termeti ne greqi termeti ne turqi

Sondazh

Poll