Politike

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, Basha: Po e ndjek me shqetësim të madh, ngushëllimet e mia për viktimat dhe shërim të shpe

30 Tetor 2020, 14:46 Nga DOSJA
Tërmeti i fuqishëm në Turqi, Basha: Po e ndjek me shqetësim

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike është solidarizuar me Turqinë pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.6 gratë të shkallës rihter. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Basha shpreh ngushëllimet për viktimat e shkaktuara, që deri më tani janë raportuar 4 të tilla, dhe u uron shërim të shpejtë të plagosurve. 

Po ndjek me shqetësim të madh lajmet tronditëse nga Turqia. Ngushëllimet e mia më të thella janë për familjet e viktimave të tërmetit. Ju uroj shërim të plagosurve, forcë, kurajo dhe solidaritet me popullin dhe autoritetet e Turqisë në përballimin e kësaj tragjedie të rëndë,”– shkruan Basha. 

Tërmeti me magnitutë 6.6 të shkallës rihter ka rënë në detin Egje në orën 12:51, 19 kilometra nga ishulli grek i Samos dhe në shumë afër nga qyteti i Turqisë, Izmiri. Deri më tani në Turqi janë regjistruar 4 viktima dhe 120 të plagosur. Ndërkohë që dyshohet se ka ende njerëz nën rrënoja.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha termet ne greqi termet ne turqi lulzim basha termet ne greqi termet ne turqi

Sondazh

Poll