Sport

Agjenti i njohur Mino Raiola zbarkon në Itali për të diskutuar me Milanin për tre lojtarë

29 Tetor 2020, 22:14 Nga DOSJA
Agjenti i njohur Mino Raiola zbarkon në Itali për të diskutuar me

ITALI- Mino Raiola është agjenti i mirënjohur, i cili ka në menaxhin shumë lojtarë të spikatur në arenën ndërkombëtare të futbollit si përshëmbull: Ibrahimoviç, Pogba, etj. Ai ditën e sotme ka zbritur në Itali për të takuar drejtuesit e Milanit.

Sipas medias italiane “La Gazzetta dello Sport”, diskutimi do të bazohet rreth rinovimit të kontratave të tre lojtarëve kuqezi Alession Romagnoli, Giggio Donarumma dhe Antonio Donarumma. Vëllezërve Donarumma iu skadon kontrata vitin tjetër dhe çështja me ata është më urgjente, sesa me kapitenin Romagnoli të cilit i skadon kontrata në vitin 2022.

Të tre këta lojtarë janë të rëndësishëm për klubin kuqezi, dhe prandaj drejtuesit do bëjnë çdo gjë për të rinovuar kontratën me këta lojtarë dhe për most u gjetur të papërgatitur.

Xh.Z (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alession romagnoli giggio donarumma mino raiola alession romagnoli giggio donarumma mino raiola

Sondazh

Poll