Sport

Real Madrid gati të bëjë çmendurira për të rrëmbyer yllin e Juventusit

29 Tetor 2020, 21:34 Nga DOSJA
Real Madrid gati të bëjë çmendurira për të

SPANJË- Real Madridi është një ndër ekipet më të mëdha dhe më të fuqishme në botën e futbollit. Ata ndër vite kanë bërë çmendurira për të marrë futbollistët më të mirë dhe të spikatur nëpër botë. Dhe një gjë e tillë duket se do ndodhi gjithashtu në këtë rast. Sipas medias italiane “Calciomercato” galaktikët e Realit janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit të Juventusit, Dybala.

Siç bëjnë me dije mediat, sulmuesi argjentinas dhe Juventusi kanë ngecur në diskutimet e tyre për rinovimin e kontratës, dhe duke pare këtë situate spanjollët e Realit duan të përfitojnë. Trajneri i spanjollëve është një admirues i flaktë i yllit të Juventusit, madje ai është gati të ofrojë dy lojtarë si sulmuesin brazilian Vinicius dhe mesfushorin spanjoll Isco për të bindur Juventusin të lëshojë sulmuesin e tyre.

Me ofrimin e këtyre dy lojtarëve klubi spanjoll mendon se i afrohet kërkesës financiare të klubit bardhezi për realizimin e këtij transferimi. Mbetet për tu pare cila do të jetë reagimi i skuadrës së Juventusit para kësaj oferte.

Xh.Z (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventusi paolo dybala real madrid juventusi paolo dybala real madrid

Sondazh

Poll