Politike

Hapet kantieri i rindërtimit tek bregu i lumit! Rama premton investime, akuza kundërshtarët: S’kemi marrë para nga grantet

30 Tetor 2020, 11:11 Nga DOSJA
Hapet kantieri i rindërtimit tek bregu i lumit! Rama premton investime,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qënë sot në zonën e bregut të lumit në Tiranë ku edhe ka nisur rindërtimi pas dëmtimeve që kanë pësuar godinat prej tërmetit të 26 nëntorit.

Në fjalën e tij, Rama folur për procesin e rindërtimit duke u shprehur se gjithë paratë që janë vënë “në punë” janë nga buxheti i shtetit pasi grantet nga konferenca e donatorëve ende nuk janë marrë prej procedurave. 

Gjatë fjalës së tij, numri një i qeverisë nuk i ka kursyer as akuzat për kundërshtarët e tij politikë, duke u marrë gjatë edhe me kryedemokratin Lulzim Basha. Fillimisht e sulmoi lidhur me akuzat që Basha ka bërë për inceneratorët, dhe më pas për këshillat që numri një i PD-së ka dhënë për përballimin dhe rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë së koronavirusit.

Sigurisht që në vazhdën e akuzave nuk është lënë pa përfshirë edhe presidenti Ilir Meta, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Duke i cilësuar akuzat e tyre si “lehje”, Rama tha se qeveria kishte vendosur që të punonte më fort për të arritur objektivat e vendosur. 

Kreu i qeverisë premtoi ndërtimin e disa objekteve në kryeqytet si përshembull; gjimnazin “Sami Frashëri” dhe godinën e Teatrit Kombëtar, duke shtuar se në vend ishin ngritur edhe 55 kantiere të tjera punë për të përfunduar rrugët, që sipas tij janë lënë në gjysmë nga parardhësi i tij. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne kantierin e bregut te lumit edi rama edi rama ne kantierin e bregut te lumit

Sondazh

Poll