Politike

Jorida Tabaku i përgjigjet rindërtimit fals të Ramës e Veliajt dhe publikon fotot: Pasi largohen kamerat nuk bëhet asnjë p

30 Tetor 2020, 11:03 Nga DOSJA
Jorida Tabaku i përgjigjet rindërtimit fals të Ramës e

TIRANE–Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku vijon sërish duke publikuar foto nga rindërtimi i shkollës ‘Sami Frashëri’ në kryeqytet.

Ajo ka publikuar dy foto ku shkruan se Veliaj po  i mbush mendjen njerëzve sikur po punojnë mirëpo nuk po bëjnë asgjë.

‘2 ministra dhe një kryetar bashkie dolën dje për të manipuluar shqiptarët dhe qytetarët e Tiranës. Rezultati është një shfaqje propagandistike.’– shkruan Tabaku.

‘Dalin cdo ditë me regji qëndrore për ti mbushur mendjen shqiptarëve që po punojnë. Asgjë nuk po bëjnë, asgjë nuk kanë bërë në 7 vite dhe asgjë vitin e fundit që mbas tërmetit. I lanë shqiptarët jetimë me shtëpi të rrënuara dhe tani duan ti përdorin për propagandë. Shembulli më i mirë është shkolla Sami Frashëri. 2 ministra dhe një kryetar bashkie dolën dje për të manipuluar shqiptarët dhe qytetarët e Tiranës. Rezultati është një shfaqje propagandistike. Sot asnje punetor dhe asnje pune ne gjimnazin Sami Frasheri, sepse regjia qendrore eshte zhvendosur ne shkollen 5 maji. Cdo dite ne nje shfaqje ku propaganda shet nisjen e punimeve, por pasi kamera e ERTV largohet heshtja dhe braktisja pushton ato qe sot duhet te ishin sheshe ndertimi. Gënjyen aktorët e rilindjes edhe për fondet e gjimnazit Sami Frasheri. Kjo shkollë NUK do të ngrihet me fondet e BE. Kosto prej 4.5 mln euro do paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe qytetarëve të Tiranës. Shkollat me fondet e BE kushtojnë 6 herë më pak! Tetë vjet kanë manipuluar shqiptarët me fasadë dhe i kanë mbajtur me gënjeshtra. Do të demaskohen hipokritët dhe manipulatorët pasi shqiptarët do të mësojnë se çfarë fshihet pas prishjes së shkollës Sami Frashëri në mes të pandemisë.’-shkruan Tabaku.

(A.B)./Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku ndertimi i shkolles sami frasheri jorida tabaku ndertimi i shkolles sami frasheri

Sondazh

Poll