Politike

‘Me eskavatorë i fillonte Saliu, ec para se kemi votime’/ Rama ‘i vërsulet’ Berishës: Çau tunelin në rrugën e Komb

30 Tetor 2020, 11:02 Nga DOSJA
‘Me eskavatorë i fillonte Saliu, ec para se kemi votime’/ Rama

TIRANË–Kryeministri Edi Rama i ka dedikuar një pjesë të mirë nga fjala e tij në kantierin e rindërtimit në bregun e lumit, paraardhësit të tij, Sali Berisha. Rama e akuzoi se nuk kishte përfunduar asnjë nga projektet që kishte nisur duke u shprehur se edhe rruga e Kombit ishte shembur për shkak të standardeve që dobëta të ndërtimit.

“Nga 26 nëntori i shkuar, nuk është bërë akoma viti. Kemi vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit. Çdo gjë është nga buxheti i shtetit, asnjë kokërr leku akoma nga konferenca prej procedurave. S’kemi marrë asnjë kokërr leku. Ato fonde që u deklaruan në shkurt, administrohet nga vetë ata. Gjermani, Turqia të gjithë të vetat. Ne kemi ecur më shpejt. Italia, nuk dua të bëj krahasim, por ka që në 2009 tërmeti në Aquila dhe sot që flasim flitet akoma për fillimin e shumë kantiereve. Janë procese të komplikuara. Njerëzit duhet ta kuptojnë që nuk e kemi nisur sot. Me eskavatore i fillonte Saliu, ec para se kemi votime. Pa projekte dhe fonde. Çau tunelin në rrugën e Kombit, i ra tuneli atje. Dhe e la pa asnjë lidhje me komunitetet, pa gjithë atë ura dhe pa standarte sigurie. Binin dherat. Nuk ka bitisur asnjë. Thonë bëmë 10 mijë km rrugë. Është njësoj si 7*7 baraz 42. Asnjë rrugë, të gjitha për t’u riparë. Puna më e madhe ka qënë për verifikimet derë më derë. Me inxhinierë dhe procesverbale dhe përputhje me dokumentat e pronësisë. Dhe riverifikimet me ankesat. Edhe sot që flasim ka një grup familjesh që ose janë jashtë dhe ne i kërkojmë me telefona, ose kanë ankesa prapë,“-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Hapet kantieri i rindërtimit tek bregu i lumit! Rama premton investime, akuza kundërshtarët: S’kemi marrë para nga grantet. Le të lehin, së shpejti nis puna edhe për Teatrin

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne kantierin e bregut te lumit sali berisha edi rama edi rama ne kantierin e bregut te lumit sali berisha

Sondazh

Poll