Aktualitet

‘E bëra për nipin’/ Fshehu vjedhjen në Itali, KPA shkarkon përfundimisht gjyqtarin Thanza

19 Prill 2019, 13:43 Nga DOSJA
‘E bëra për nipin’/ Fshehu vjedhjen në Itali, KPA

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendmin e KPK-së duke shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanzën.

Thanza akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Ai nuk kaloi procesin e Vettungun më 17 korrik 2018 pasi iu zbulua një dënim në Itali, kishte marrë në Itali në 1999 dhe e kishte fshehur.

Thanza rezultonte i dënuar nga gjykata italiane me 40 ditë burgim për vjedhjen e një supermarketi. Ky verdikt i shpallur në vitin 1999 nga gjyqtarët e Pizës që ishte konvertuar në dënim me kusht.

Ish gjyqtari që ka qenë në krye të kupolës së drejtësisë si anëtar i Gjykatës së Lartë, këmbënguli gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se nuk kishte vjedhur asnjëherë në jetën e tij dhe se e kishte pranuar akuzën për të shpëtuar nipin e tij që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë.

“Kam tentuar me sinqeritet maksimal që ta shpjegoj edhe në e-maile, edhe në materialet që kam paraqitur, ekzistencën e dënimit. Kurrë në jetën time unë nuk mund ta bëja një gjë të tillë. Mora përsipër diçka për të mbrojtur një fëmijë të mitur. Ai është gjaku im, djali i vëllait tim. Fillimisht, kurrë nuk e dija, sepse ajo ishte një marrëveshje mes avokatit dhe prokurorit dhe që më është thënë që nuk cilësohet si dënim”, është shprehur Thanza para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Që prej 13 marsit gjithashtu Thanza është marrë si i paditur nga Prokuroria lidhur me falsifikimin e bërë në formularin e dekriminalizimit. (Lexo këtu)

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir thanza formuali i dekriminalizimit kpa kpk vettingu admir thanza formuali i dekriminalizimit kpa kpk vettingu

Sondazh

Poll