Aktualitet

Ekstradohet 31-vjeçari dhe një grua shqiptare nga Greqia, të dënuar me 12 vite burg

19 Prill 2019, 13:30 Nga DOSJA
Ekstradohet 31-vjeçari dhe një grua shqiptare nga Greqia, të

TIRANË– Dy shqiptarë janë ekstraduar nga Greqia pasi rezultojnë të dënuar për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit zyrtar bëhet fjalë për shtetasit me inicialet E. Sh., 31 vjeç dhe F. Xh., 69 vjeçe.

Mësohet se 31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vitin 2015, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Kurse shtetasja F. XH. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2015, e ka dënuar këtë shtetase me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”

Njoftimi zyrtar

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, kanë ekstraduar nga Greqia në Shqipëri dy shtetaset me inicialet E. Sh., 31 vjeç dhe F. Xh., 69 vjeçe.

Sipas policisë, shtetasi E. Sh, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vitin 2015, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Shtetasja F. XH. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2015, e ka dënuar këtë shtetase me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

Shtetasja F. Xh. nëpërmjet mashtrimit ka shitur banesën e një shtetaseje tek një person i tretë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradohen dy shqiptare ekstradohen nga greqia interpol tirana mashtrim trafik droge ekstradohen dy shqiptare ekstradohen nga greqia interpol tirana mashtrim trafik droge

Sondazh

Poll