Aktualitet

Bregu i Lumit/ ‘Dorëzohen’ banorët: S’bëjmë luftë me shtetin, duam dëmshpërblim

19 Prill 2019, 12:13 Nga DOSJA
Bregu i Lumit/ ‘Dorëzohen’ banorët:

TIRANË- Dy ditë më parë banorët e Bregut të Lumit dolën sërish në protestë për të mbrojtur banesat e tyre.(Lexo këtu) Edhe pse ata bënë rezistencë për disa orë, përsëri nuk mundën të shpëtonin banesat e tyre. Ndërsa sot banorët, siç duket janë dorëzuar dhe nuk po bëjnë më rezistencë.

Kemi ardhur në 93 dhe kemi ndërtuar. shtëpinë me vështirësi. Tani na kapi halli më i madh.Ne nuk jemi në kundërshtim me projektin, por nuk kanë dëmshpërblyer akoma. Tani është pranuar ky, nuk bëjmë më rezistencë, duam të na dëmshpërblejnë. Vëllai tjetër qëndron tek mua me familjen. Unë për vete kam fjetur jashtë. Por edhe banorët e tjerë kanë fjetur jashtë në gërmadha. Nuk nuk bëjmë luftë me shtetin, por duam dëmshpërblim”, shprehet njëri nga banorët.

Protestë te Bregu i Lumit ka patur për disa ditë me radhë, ku policia arrestoi disa protestues dhe përdori gazin lotsjellës. Banesat te Bregu i Lumit po prishen në sajë të projektit të “Bulevardit të Ri”. Sqarojmë se banorët kërkojnë vetëm dëmshpërblim për banesat e tyre por edhe kjo iu është refuzuar nga bashkia Tiranë pasi sipas saj nuk kanë dokumentacionin përkatës. (Lexo këtu)

vijon….

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bregu i lumit prishja e banesave te bregu i lumit bregu i lumit prishja e banesave te bregu i lumit

Sondazh

Poll