Aktualitet

Kaloi Vetting-un, ankimohet vendimi për Dritan Pekën: S’plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë

19 Prill 2019, 13:25 Nga DOSJA
Kaloi Vetting-un, ankimohet vendimi për Dritan Pekën:

TIRANË- Prokurori Dritan Peka, i cili kaloi pak ditë më parë provën e Vetting-ut duket se nuk i ka mbyllur ende llogaritë. Komisioneri Publik ka ankimuar sot vendimin e KPK-së dhe pritet që shumë shpejt të zhvillohet seanca në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Në një njofim për mediat Komisioneri Publik bën me dije se ka depozituar pranë KPA-së ankimin për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. “Pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vlerëson se, bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Dritan Peka nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë”, shtohet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 112, datë 4.3.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Dritan Peka, prokuror, Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vlerëson se, bazuar në provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, subjekti i rivlerësimit, z. Dritan Peka nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 112, datë 4.3.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Dritan Peka. Mbështetur në pikën 1, të nenit 16 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: www.ikp.al   

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në datën 4 mars 2019, njoftoi konfirmin në detyrë të drejtuesit të Prokurorisë së Apelit në Tiranë, Dritan Peka. Trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj konfirmoi Pekën pasi kishte  shtyrë seancën e njoftimit të vendimit ndaj tij për gati dy javë. Po ashtu u vendos kalimi i një praktike punësimi që ishte gjetur si problem për procedim të mundshëm disiplinorë. Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 1997. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës. Ai është drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan peka komisioneri publik komisioni i posacem i apelimit vettingu dritan peka komisioneri publik komisioni i posacem i apelimit vettingu

Sondazh

Poll