Aktualitet

Intrigat për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, ja si Arta Marku e luftoi Olsian Çelën

19 Prill 2019, 10:51 Nga DOSJA
Intrigat për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, ja si

TIRANË- Në 20 shtator 2018 Arta Marku vendosi të transferojë disa prokurorë të Krimeve të Rënda, pasi refuzuan të ndiqnin çështjen Shullazi.

Ngërçi filloi kur prokurori Eneid Nakuçi u tërhoq nga çështja Shullazi për arsye shëndetësore dhe Donika Prela, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, vendosi ta zëvendësonte me short.

Prokurorët e kundërshtuan praktikën si të paligjshme.

Kjo solli ndërhyrjen direkte të Kryeprokurores Arta Marku, e cila vendosi t’i transferojë të gjithë, madje kërkoi fillimin e procedimit disiplinor për prokurorët.

Mes tyre ishte Olsian Çela, që përflitej që në atë kohë se do të hidhte kandidaturën për Prokuror të Përgjithshëm me mandat 7-vjeçar.

Çela e ankimoi në Gjykatë vendimin e kryeprokurores dhe pasi fitoi, kërkoi rehabilitimin nga Këshilli i lartë i Prokurorisë që sapo ishte konstituuar. Ishte votimi i parë që do të tregonte raportin e forcanë në KLP, pikërisht aty ku do të vendoset edhe fati i Prokurorit të Përgjithshëm. 

Në 21 janar të këtij viti, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me shumicë votash rikthimin në detyrë tek Krimet e Rënda për Olsian Çelën dhe Besim Hajdarmatajn.

Arta Marku e kishte çuar në Gjykatën e Apelit vendimin për rikthimin në detyrë, por KLP nuk e priti…

Në votimin e 11 anëtarëve të KLP, Olsian Çela fitoi ndaj Arta Markut me rezultatin e ngushte 6 me 5.

Prokurorët – anëtarë të KLP zgjodhën kolegun e tyre të vjetër dhe votuan kundër kryeprokurores. Ku votim do ta shndërronte 21 janarin, si një ditë të fillimit të luftës për Prokurorin e Përgjithshëm.

Vetëm 2 muaj përpara hapjes së procedurës për Shefin e ri të akuzës shtetërore, Arta Marku duhet të ndryshonte raportet.

Pak ditë pas votimit, Bujar Sheshit, anëtar i KLP që votoi pro Olsian Çelës, i del një dokument që ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në shkollë të mesme.

Në regjistrat e shkollës Petro Nini Luarasi që gjenden ne Arkivën Qëndrore të Shtetit, ai rezultonte me emër tjetër, por sipas Autoritetit të Dosjeve bëhej fjalë pikërisht për anëtarin e KLP. Pavarësisht se e kishte kaluar Vetingun, Sheshi përjashtohet nga KLP, ndërsa është duke e ndjekur në Gjykatë çështjen.

Një tjetër prokurore që votoi pro Olsian Çelës, Antoneta Sevdari u gjend papritur përpara Kolegjit të Përgjithshëm të Apelimit (KPA), shkallës së dytë të vetingut, megjithëse e kishte kaluar fazën e parë (KPK). Papritur KPA e rrëzoi Antoneta Sevdarin.

Arsyet nuk ishin bindëse, reagimi në mbështetje të prokurores ishte i madh, por vendimi i paankimueshëm.

Kështu Arta Marku largoi 2 nga kundërshtarët në KLP. Rasti Sevdari zbuloi se 4 prokurorë – anëtarë të KLP nuk e kishin kaluar fazën e dytë të Vetingut (KPA) dhe mund të apeloheshin nëse nuk votonin siç duhet.

Vate Stakaj, ishte i zgjedhuri i Arta Markut për KLP.

Një votë e sigurtë, e zgjedhur me kujdes për besnikërin dhe krejt pa kujdes për profesionalizmin. Përsëri një datë e shënuar, 11 prilli.

Vate Stakaj votohet me 135 vita nga kolegji i prokurorëve me 230 anëtarë.

Një procedurë e cilësuar e paligjshme që në nisje nga 45 prokurorë që kërkuan ndryshimin e proçedurës së votimit. Pa e marrë fare parasysh kërkesën, Stakaj u zgjodh anëtar i KLP. Në 15 prill Këshilli i Lartë i Prokurorisë e blloki me 6 vota praninë e Stakajt në mbledhje si anëtar. Sipas kundërshtuesve, duhej pritur nëse do të kishte ankimim nga ata që e kontestuan votimin.

Megjithëse situate nuk është në favorin e tij, Olsian Çela është nisur në betejë me Arta Markun. Me një karrierë të shkëlqyer që kontraston me atë të Kryeprokurores së Përkohshme, ai do të vërë në provën e parë të vërtetë institucionet e reja të Drejtësisë, vetë reformën.

A do të zgjidhet një prokuror karriere apo një prokurore partiake në krye të akuzës? Në fund të këtij procesi, nuk do të mësohet vetëm emri i Prokurorit të Përgjithshëm, por edhe fati i Drejtësisë së re.

Ndërkohë, ditën e sotme prokurori Olsian Çela u regjistrua si kandidat për në KPL për kreun e Prokurorisë, ku në garë është Prokuroja e Përkohshme Arta Marku dhe ish-kreu prokurorisë së krimeve të rënda Adnan Xholi. (Lexo këtu). Edhe 11 ditë kanë mbetur për aplikimin e kandidatëve të tjerë, i cili mbyllet në datën 30 prill.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku olsian cela prokurori i përgjithshëm arta marku olsian cela prokurori i përgjithshëm

Sondazh

Poll