Aktualitet

Identifikohet grabitësi i tretë i Rinasit, kush është Aleks Pepa, fshehu paratë në frigorifer

19 Prill 2019, 11:42 Nga DOSJA
Identifikohet grabitësi i tretë i Rinasit, kush është Aleks

Tiranë-  Dosja.al mëson se personi i tretë i cili dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen spektakolare të 10 milionë eurove në Rinas është Aleks Pepa. Dyshohet se ky fundit në bashkëpunim me Admir Muratajn dhe Klement Çalën dhe dy persona të tjerë kanë grabitur shumën e parave në Rinas.

Më herët Dosja.al mësoi edhe emrin e Klement Çalës i cili është i njohur si eksperti i bankave,dhe si një nga njerëzit më të afërt të Admir Muratajt me të cilin dyshohet se kanë planifikuar dhe organizuar grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në bankën tek Stacioni i Trenit. Klement Çala, 31 vjeç nga Elbasani u arratis nga burgu i Trikallës të premten e 22 marsit 2013 bashkë me, Admir Muratajn, tashmë i vdekur që prej grabitjes në Rinas.(lexo këtu) 

Kush është Aleks Pepa? 

Ai është pjesë e grupit të Admir Muratajt, i cili njihet për grabitjen e bankave.  Aleks Pepa, është një person që ka punuar si emigrant në Greqi, por në vitin 2015 është kthyer në Shqipëri, dyshohet nga prokuroria të jetë personi kryesor i grabitjes së gati 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.  Fotoja e Aleks Pepës, është publikuar dhe në faqen e Interpolit, ku 44-vjeçari thuhet se është nga qyteti i Elbasanit.

Në vitin 2016 ai ka qenë pjesë e grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit,  ku u morën  në 30 qershor të atij viti,  990 mijë euro. Në 2017 në banesën e prindërve të Aleks Pepës policia gjeti gjetën 50 mijë euro brenda në frigorifer, të cilat ishin paratë që u grabitën në Rinas.  Për këtë grabitje ai u identifikua nga fijet e flokëve që i kishin ngelur në kapuçin që gjeti policia.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj aleks pepa grabitja 10 milione euro grabitja ne rinas klement çalës admir murataj aleks pepa grabitja 10 milione euro grabitja ne rinas klement çalës

Sondazh

Poll