Aktualitet

Kush është Klement Çala? Njësh-i i grabitjes së bankave u arratis me Muratajn nga burgu i Trikallës (Foto)

19 Prill 2019, 10:49 Nga DOSJA
Kush është Klement Çala? Njësh-i i grabitjes së

TIRANE- Dosja.al mëson se një nga grabitësit e Rinasit është Klement Cala, një person me precedent të mëparshëm penalë, i njohur si njëshi i grabitjeve të bankave.

Klement Çala është i njohur si eksperti i bankave,dhe si një nga njerëzit më të afërt të Admir Muratajt me të cilin dyshohet se kanë planifikuar dhe organizuar grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në bankën tek Stacioni i Trenit.

Klement Çala, 31 vjeç nga Elbasani u arratis nga burgu i Trikallës të premten e 22 marsit 2013 bashkë me, Admir Muratajn, tashmë i vdekur që prej grabitjes në Rinas.

Emri i Klement Çalës është zbuluar ditën e sotme në takimin që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj pati me drejtorin e Policisë dhe krerët kryesorë të policisë në rrethe.

Përveç Çalës, është identifikuar edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk dihet, por dyshohet se është ish-komando i Forcave të Armatosura.

Por kush është Klement Çala?

Çala, i biri i Pëllumb dhe Elida Çalës, i datëlindjes 10 qershor 1988, nga Elbasani është një emër i njohur sidomos pas grabitjes së famshme të Bankës Kombëtare Greke në qendër të qytetit të Larisës.

I arratisur nga burgu i Trikallas në 22 mars 2013, si pjesëtar i grupit prej 11 personash të Marjan Kolës, Klement Çala, u shpall menjëherë në kërkim nga policia greke. Rreth orës 8:40 në mëngjesin e së enjtes të 16 majit 2013, Çala së bashku me një person tjetër, të dhënat e të cilit ende nuk dihen, kanë hyrë fillimisht si klientë në bankë dhe më pas nën kërcënimin e armëve të tipit Kallashnikov kanë grabitur rreth 1 milion euro.

Ata kanë ikur nga vendi i ngjarjes përmes një dritareje. Pak orë pas grabitjes është gjetur një makinë e djegur në zonën e Larisës, e cila ishte raportuar si e vjedhur që prej 17 tetorit, të 2011 në Athinë.

Skenari duket i ngjashëm me grabitjet e transfertave bankare Tiranë-Rinas gjatë dy viteve të fundit. Çala ishte identifikuar si autor i plagosjes së një efektivi të policisë greke dhe vrasjes së një qytetareje të pafajshme gjatë shkëmbimit të zjarrit me trupat e policisë.

Policia greke kishte gjetur gjurmë ADN-je të Klement Çalës në furgonin e bardhë të vjedhur në Korinth, me të cilin të arratisurit nga burgu i Trikalasë kishin tentuar t’i shpëtonin arrestimit.

Më 29 qershor 2015, Klement Çala, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Vlorës. Policia lokale finalizoi me sukses operacionin “Streha e fundit”, ku u bë i mundur arrestimi i 29-vjeçarit Çala banues në Elbasan, si edhe i 31-vjeçarit Alkond Bengasi, banues në Elbasan, i shpallur në kërki kombëtar.

Në momentin e ndalimit Çala po lëvizte në lagjen “24 maji” me automjetin e tij tip “Benz” me targë, AA 447 KO. Ai ruajti gjakftohtësinë dhe tentoi t’i shmangej arrestimit duke u paraqitur me emrin Semir Koca.

Për këtë identitet ai dispononte edhe një pasaportë dhe një kartë identiteti, që i përkisnin Republikës së Kosovës. Pas verifikimeve me policinë e Kosovës rezultoi se ishte identitet i rremë.

Përveç akuzave të autoriteteve greke që e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar për për vepra penale, pjesmarrje në organizatë kriminale, mbajtje armësh dhe e materialeve shpërthyese, grabitje me armë, vrasje dhe vrasje e mbetur në tentativë ndaj punonjësve të policisë etj, Çalës iu shtuan dhe akuzat e reja pas arrestimit nga policia e Vlorës.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas klement cala grabitja ne rinas klement cala

Sondazh

Poll