Politike

“Kemi nevojë për mbështetje financiare”/ Ministri Lleshaj: Ja për çfarë do të përdoren të ardhurat nga gjobat

30 Tetor 2020, 10:29 Nga DOSJA
“Kemi nevojë për mbështetje financiare”/ Ministri

TIRANE– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se gjobat që janë vendosur për maskat do të përdoren për të përmirësuar sigurinë rrugore.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Sigurisë, ministri tha se vendi sfidohet ende nga krimi dhe për këtë arsye duhet të shtohen kapacitet si dhe deklaroi se ministria ka nevojë për më shumë mbështetje buxhetore.

“Një pjesë të të ardhurave që sigurohen nga gjoba do të përdoren për të përmirësuar sigurinë rrugore. Kjo përdoret në shumë vende të botës. Sot  ne nga të ardhurat nuk kemi tagër të përdorimit të tyre. Ministira e Brendshme ka nevojë për mbështetje më të madhe. Kemi nevoja madhore për laboratorin e policisë së shtetit. Kemi nevojë për drone jemi shtet me polici të vogël. Ndërtimi i një qendra trajnimi për strukturë të brendshme. Vendi ynë është një vend që ende që ende sfidohet nga krimi i organizuar dhe emigracioni. Na duhet të shtojmë kapacitetet. Projekte të mëdhaja sa i përket monitorimit të kufirit. Duhet teknologji në analizën e komunikimeve elektronike”, tha ministri Lleshaj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjobat e maskave sander lleshaj gjobat e maskave sander lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 29 Tetor 2020, 21:52

TIRANË- Deputeti i PS, Damian Gjiknuri i cili kishte rol kryesor në krijimin dhe formimin e Kodit të ri Zgjedhor është pyetur në emisionin ‘”Real Story” të...