Politike

‘Një infermier nuk mund të merret si ekspert’/ Rama s’ndalet me akuzat, injoron mjekun që prezantoi Basha: Është trag

30 Tetor 2020, 10:55 Nga DOSJA
‘Një infermier nuk mund të merret si ekspert’/ Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka adresuar akuzat e opozitës në fjalën e tij në kantierin e ndërtimit në zonën e bregut të lumit. Në fjalën e tij, Rama përmendi edhe denoncimin e djeshëm se nuk kishte tamponë në Durrës, duke publikuar edhe prononcimin e një eksperti sipas Partisë Demokratike. Lidhur me ekspertin e prononcuar për mediat, Rama vijoi me akuzat e tij, duke pretenduar se ai është infermier. 

“Njerëzit dëgjojnë çdo ditë nga ata në stolin e rezervave, të cilët insistojnë me këmbënguljen e atij që nuk sheh dot përtej hundës së tij, për të nesërmen. Ne do shpenzojmë gjithçka kemi për të përditshmen duke shtyrë çdo ditë në emër të lloj lloj ekspertëve. Ai u shfaq dje si ekspert që duhej dëgjuar dhe u prezantua si ekspert. Një infermier nuk mund të merret si ekspert për një situatë si kjo e COVID, kur siç e shohim që i janë marrë mend shteteve më të zhvilluara të botës. Është tragjedi më vete kjo qasje. Është qasje shkatërruese e atyre që nuk i kemi përballë por mbrapa, që duan të na tërheqin pas,”-tha Rama në fjalën e tij. 

LAJMI KRYESOR: Hapet kantieri i rindërtimit tek bregu i lumit! Rama premton investime, akuza kundërshtarët: S’kemi marrë para nga grantet. Le të lehin, së shpejti nis puna edhe për Teatrin

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama te kantieri i bregut te lumit edi rama edi rama te kantieri i bregut te lumit

Sondazh

Poll