Rindërtimi/ Rama ‘kapet’ me kundërshtarët: Volumi i lehjeve po rritet, së shpejti nis puna edhe për Teatrin (AKUZAT pë
30 Tetor 2020, 11:01Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha se qeveria po keqmenaxhon pandeminë në vend. Rama i ka cilësuar si ‘lehje’ akuzat e tyre dhe ka vijuar fjalën duke përmendur investimet, për të cilat tha se do të jenë pikë referimi në të ardhmen. Më pas, numri një i qeverisë premtoi se do të nrindërtohet gjimnazi “Sami Frashëri” dhe se së shpejti do të nisë edhe puna për Teatrin Kombëtar.
“Sot do ishte ndryshe atmosfera e vendit nëse këta njerëz do të mendonin njerëzisht dhe do të thoshin ja ku jemi dhe ja kush janë alternativat tona. Urdhëroni që t’i diskutojmë. Por del Luli dhe thotë terrorizëm shtetëror. Janë kthyer në groteske. Kanë humbur kuptimin fjalët. Natyrisht ka të drejtë populli që thotë po të flesh me qenin ngrihesh me pleshta. Prapë se prapë e ke të pamundur mos të spërkasin me llumin e tyre. Këtu jemi dhe do vazhdojmë punën tonë. Në këto kushte do bëjmë punën tonë. Do jenë pikë referimi ata që humbën shtëpitë. Nuk duhen ndarë njerëzit në të pasur në qendër dhe të varfër në periferi. Të tjerë do vijnë të blejnë këtu. Do ta blejnë sigurisht. Pronare do të jetë Bashkia. Në këtë rrugë jemi dhe do vazhdojmë. Më mjafton episodi i djeshëm me balonën tabake që u shfaq tek Sami Frashëri për të dhënë që s’ka gjë dhe Monikën tek xhamia imagjinare dhe tha këtu s’ka gjë. Sami Frashëri do jetë dy herë më i madh dhe shumë më i bukur. Shumë shpejt do të fillojë edhe Teatri, siç ndodh me punët tona. Punët do flasin vetë-,”-shtoi ai.
PJESË NGA FJALA E PLOTË:
Si mund të ndodhë, të ndërtohet një lagje e re me mijëra banorë. Ka nevojë për mastërplan, projektin e infrastrukturës, godinave. Si u bëka kjo? Sa hap e mbyll sytë? Dhe ia ku jemi këtu mbase kemi bërë punën me projekte dhe kemi bërë garat, janë zgjedhur kompanitë. Dhe fillon puna. Kombinati më shkruan harrove ne, nuk harroj asnjë. Javën që vjen nis procesi i garës. Është lagje për t’u bërë nga epara. Do të fshihet nga faqja e dheut dhe do të ndërtohet një lagje e re me të tjera kushte. Nuk do jenë katër perideri por qëndra graviteti në 4 anët e Tiranës. Këtu do të ndërtohet Ekol-42, shkollë e konceptuar në Francë për teknologjinë dhe informacionin. Do marrim kurrikualet nga Franca. Këtu do vendosen Tatimet dhe doganave. Ishim me Erionin dhe Arbenin tek kreu i PD për Farkën. Ata sot jetojnë një situatë tjetër. Nga një shtëpi kanë 4. Nga një shtëpi që ishte e vjetër, kanë 4 të reja. Janë të gjithë bashkë dhe secili në kulmin e tij. Duhet forcë e madhe se qentë lehin. Lehja e tyre bëhet më intensive, janë për t’u falenderuar se na shtyjnë për të shkuar para. Sot do ishte ndryshe atmosfera e vendit nëse këta njerëz do të mendonin njerëzisht dhe do të thoshin ja ku jemi dhe ja kush janë alternativat tona. Urdhëroni që t’i diskutojmë. Por del Luli dhe thotë terrorizëm shtetëror. Janë kthyer në groteske. Kanë humbur kuptimin fjalët. Natyrisht ka të drejtë populli që thotë po të flesh me qenin ngrihesh me pleshta. Prapë se prapë e ke të pamundur mos të spërkasin me llumin e tyre. Këtu jemi dhe do vazhdojmë punën tonë. Në këto kushte do bëjmë punën tonë. Do jenë pikë referimi ata që humbën shtëpitë. Nuk duhen ndarë njerëzit në të pasur në qendër dhe të varfër në periferi. Të tjerë do vijnë të blejnë këtu. Do ta blejnë sigurisht. Pronare do të jetë Bashkia. Në këtë rrugë jemi dhe do vazhdojmë. Më mjafton episodi i djeshëm me balonën tabake që u shfaq tek Sami Frashëri për të dhënë që s’ka gjë dhe Monikën tek xhamia imagjinare dhe tha këtu s’ka gjë. Sami Frashëri do jetë dy herë më i madh dhe shumë më i bukur. Shumë shpejt do të fillojë edhe Teatri, siç ndodh me punët tona. Punët do flasin vetë. Volumi i lehjeve janë në rritje të vazhdueshme. S’kemi ç’bëjmë tjetër veçse të flasim papushim. Për të ndihmuar që faktet mos të shkelen me këmbë dhe realitetit të bëjë të vetën kur puna të jetë e mbaruar.
TIRANË– Kryeminstri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj kundërshtarëve të tij politikë, duke i akuzar se janë pronarë vilas. Në fjalën e tij, nga kantieri i ndër...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka adresuar akuzat e opozitës në fjalën e tij në kantierin e ndërtimit në zonën e bregut të lumit. Në fjalën e tij, Rama përm...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar sot se vota në Kuvend e 97 deputetëve që rrëzuan dekretin e tij për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, është një vot...
TIRANE– Ditën e sotme Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, kryeministri Rama ishin ditën e sotme të pranishëm në ...
TIRANE– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se gjobat që janë vendosur për maskat do të përdoren për të përmirësuar sigurinë rrugore.Gjatë fjalës së t...
TIRANE–Pas denoncimit të ish-deputetit të PD, Gent Strazimiri në videon e të cilit tregohej se nuk kishte tampona në spital për COVID-19 i cili iu drejtua Ramës...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video në ‘Facebook’ aty ku ka publikuar një kronikë ku shfaqet kreu i PD, Basha i cili flet në...
TIRANË- Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë intervistës në Euronew Albania u përgjigj mbi teoritë që qarkullojnë ditët e fundit se ajo ka marr...