Politike

‘Është me shkollë të mesme”/ Rama publikon dëftesën e mjekut që prezantoi Basha, reagon PD: Boll rrëmove në të shk

30 Tetor 2020, 09:24 Nga DOSJA
‘Është me shkollë të mesme”/ Rama publikon

TIRANE– Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video në ‘Facebook’ aty ku ka publikuar një kronikë ku shfaqet kreu i PD, Basha i cili flet në lidhje me tamponat në Durrës, e më pas gjatë deklaratës për mediat shfaq dhe një mjek që flet për situatën në spitale.

Rama ka bërë CV-në e mjekut që u prezantua nga Basha duke thënë se ai nuk ka qënë nxënës i dalluar e se ka mbaruar vetëm shkollën e mesme me notat 5-a. Zijal Hysa ka kryer një kurs 1 vjeçar në infermieri, kështu thuhet në videon e publikuar nga Rama. Ndër të tjera thuhet se liçensa e infermierit i ka skaduar në vitin 2020 e nuk dihet nëse e ka rinovuar apo jo.

‘Zgjohu Lul zgjohu, zgjohu dreqin zgjohu zgjohu! Zgjohu miku im se s’ka lezet fare kjo farë derexheje kështu… Zgjohu!‘- shkruan Rama përkah videos.

Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri iu është përgjigjur akuzave të Ramës duke publikuar një video nga qendrat spitalore në Durrës duke treguar kështu se ka mungesa të tamponeve. Ndër të tjera Strazimiri i drejtohet kryeministrit duke i thënë se nuk duhet të rrëmojë në të shkuarën e njerëzve.

‘Hap veshet dhe degjo sesi mungojne tamponet, sesi sorrollaten qytetaret per te bere testin dhe per te marre pergjigjen! Boll rremove ne te shkuaren e njerezve, siç kane bere paraardhesit e tu me jeten e shqiptareve per dekada me radhe.  Per aq kohe sa te ka mbetur, merru me kujdesin e jetes se qytetareve, me mjeket dhe infermieret qe i ke lene ne meshire te fatit. Tampone nuk ka as ne Durres, tampone nuk ka as ne Elbasan, nuk ka ne te gjithe vendin, sepse banda qe drejton nuk do t’ia dije per njerezit. Degjoje te verteten dhe mos u fshih pas shantazheve dhe batutave bajate.’- shkruan Strazimiri.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gent strazimiri edi rama gent strazimiri

Sondazh

Poll

Politike 29 Tetor 2020, 21:52

TIRANË- Deputeti i PS, Damian Gjiknuri i cili kishte rol kryesor në krijimin dhe formimin e Kodit të ri Zgjedhor është pyetur në emisionin ‘”Real Story” të...