Sport

Futbollisti i mirënjohur anglez merr truproja, pas kërcënimeve me vdekje

29 Tetor 2020, 20:20 Nga DOSJA
Futbollisti i mirënjohur anglez merr truproja, pas kërcënimeve me

ANGLI- Jordan Pickford është portieri titullar i kombëtares angleze, dhe një ndër futbollistët më të njohur anglezë. Por pas ndeshjes me Liverpoolin, futbollisti i Evertonit nuk po kalon një periudhë të qetë. Gjatë derbit me Liverpoolin, në pjesën e pare gjatë një dyluftimi ai dëmtoi mbrojtësin e Liverpoolit Van Dijk.

Që pas atij moment, ai ka marrë nga tifozët e shumtë të Liverpoolit kërcënime me vdekje për jetën. Pickford është frikësuar për veten dhe familjen e tij pas këtyre kërcënimeve, dhe sipas medias angleze “Daily Mail” për këtë arsye ai është detyruar të marrë trupëroja për veten e tij dhe familjen e tij.

Pas këtij lajmi, shumë tifozë janë solidarizuar me Pickford ndërkohë policia e Liverpoolit ka nisur hetimin për këtë rast.

Xh.Z (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport jordan pickford jordan pickford

Sondazh

Poll