Sport

Presidenti i UEFA-s Ceferin: VAR duhet përmirësuar

29 Tetor 2020, 20:17 Nga DOSJA
Presidenti i UEFA-s Ceferin: VAR duhet përmirësuar

ZVICËR- Sistemi VAR që nga futja në botën e futbollit ka shkaktuar shumë diskutime dhe debate për efektet pozitive dhe negative të saj.

Në një prononcim për mediat, Presidenti i Uefa-s, Aleksander Ceferin deklaroi:”Kemi marrë shumë propozime se si të përmirësojmë VAR-in. Për mua më e mira është që ai të përdoret vetëm në raste shumë të diskutueshme. Në disa kampionate, loja ndalon për shumë minuta, diçka që nuk është shumë e mirë për futbollin. Zgjidhja është që të kufizohet përdorimi i VAR-it. Duhet përdorur përshëmbull për prekjet me dorë ose kur pozicioni jashtë loje është 1-2 cm”.

Xh.Z (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aleksandër čeferin aleksandër čeferin

Sondazh

Poll