Sport

Ekipi Gjerman përjashton ish-mesfushorin e kombëtares Shqiptare nga ekipi

29 Tetor 2020, 20:13 Nga DOSJA
Ekipi Gjerman përjashton ish-mesfushorin e kombëtares Shqiptare nga

GJERMANI- Jurgen Gjasula është një mesfushor që ka lozur për disa kohë me kombëtaren shqiptare, dhe periudhën më të madhe të karrierës ka lozur me skuadra të ndryshme në Gjermani.

Ai aktivizohet në skuadrën gjermane të Magdeburg në Ligën e Tretë gjermane. Skuadra gjermane po kalon një periudhë të vështirë, teksa së fundmi ka marrë vendimin për të përjashtuar mesfushorin Jurgen Gjasula dhe futbollistin tjetër Bertam.

Nuk ka një shpjegim zyrtar për përjashtimin e futbollistit, por sipas medias gjermane thuhet se kjo mund të ketë ardhur si pasojë e faktit që klubi do ti hapë rrugë të rinjve, dhe Gjasula është 34 vjeç. Ndërkohë, një tjetër arsye mund të jetë fakti që Gjasula mund të jetë konfliktuar me ndonjë lojtar tjetër të ekipit.

Xh.Z (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport jurgen gjasula jurgen gjasula

Sondazh

Poll